Çka pret populli i Kosovës më shumë nga këta matrapazë, mashtues e hajna?

06.07.2017 13:49:17

Kur delja e dhija bëhen deputete e magari, magarica e mushka ”zgjidhen” (zv. e krye) ministra e kryetarë ”shteti” e ”kuvendi”


Sinan Kastrati

Ndryshe nuk ka si të thuhët kur vetë Hashim Thaqi, kryetar i Kosovës ka qenë pjesë e organizatave kriminale e Kadri Veseli në krye të organizatës famëkeqe, SHIK-ut ?
Kisha vendosur që asnjë fjalë mos ta flas e as të të shkruaj asnjë artikull në kohën e fushatës edhe pse dëgjova fjalë që as toka s`i mban, nga Kadri Veseli, Ramushi e … Fatmiri deri dikund Albini e Hoti, për ritje të buxhetit, ngritje e rritje të pagave për puntorë (lexo për deputetë, ministra e kryetarë ”presidentë”), vende të lira të punës, liberalizim të vizave (për kend ?),inkuadrim të Kosovës në organiz. ndërkombëtare e çka jo tjetër, sikur planeti të sillej rreth politikajve tanë e Kosovës e ne të kishim buxhetin amerikan.

Or “zotëri”, Kosova është e vogël e ju keni qëllua, për fat tonin të keq e të popullit të Kosovës, shumë liderë grykësa që doni me e hangër Kosovësn si “Plaka me ni dham Shkodrën” e ndoshta ngiheni najherë por edhe ujin, arat, fushat, malet e natyrën e keni helmua. Helmi është ilaq, për juve. Kështu thonin partiakët e “luftëtarët” për Hashimin që e kishte zgjedh demek nofkën domethënëse”gjarpëri”, si mehlem për varrë, si ilaq për “smundje” e “pshtim” për popull.
Harruan se Kosova nuk është shtet funksional, është shtet që udhiqët nga mafiozët ndërsa ”luftën” e kanë udhequr kriminelët. Kështu tha një politolog në debat me një debil me petka të ”ushtrisë” . E thërrisnin ”Ngucat” (Fesatgji): ”Shkëlzen Gashi: Lufta e UÇK-së është udhëhequr thuajse fund e krye nga kriminelët” shkruante Periskopi.com 5 Korrik 2017, 19:02|” ( http://periskopi.com/shkelzen-gashi-lufta-e-uck-se-eshte-u…/ ).

Ngucati

Vërtetë i kishte hije emri ”Ngucat”dhe titulli për ”komandantë” të lufës e të politikës (Hysni Ngucatit, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së).
Kjo është Kosova e ditëve tona.
Po të kthehemi pakëz mbrapa e të shohim Çka flasin të tjerët për ”tanët”
Perëndimi ia ka lëshuar komandantëve kombit të ri. Këtu erdhi te krijimi i shtetit mafioz”
”Perëndimi ia ka lëshuar komandantëve kombit të ri. Këtu erdhi te krijimi i shtetit mafioz” “Der Spiegel” shkruante:

”Kosova ka kaluar në kohë luftrash por edhe sot e kësaj dite shoqëria e saj është ndërtuar si shoqëri lufte. Atë që ata kanë për ta thënë, janë të ngjashme se në vitet 90-të. Kosova është një Failed State, Shtet i dështuar, ku krimi i organizuar ndodhet i fshehur deri në institucionet më të larta të vendit. Sipas Interpolit një pikë lidhëse për trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore. Miliardat e BE të investuar në projektin K – në shumicën e rasteve janë derdhur në xhepat e elitës të korruptuar”.
Hashim Thaqi, presidenti i shtetit, ka qenë pjesë e organizatës kriminale.
Gazeta gjermane, me fakte thotë se ”edhe presidenti i shtetit sipas raporteve të BND (Shërbimit sekret gjerman) gjatë periudhës paramilitare ka qenë pjesë e organizatës kriminale”.
Kadri Veseli, ”melaqja mullinit” përfitoi 7 milionë nga privatizimi i KEDS”.
Ndërsa një gazetë tjetër, turke shkruan se edhe ”Kadri Veseli përfitoi 7 milionë nga privatizimi i KEDS”.
Për Kadriun e kishin lënë pakë letë kësaj radhe por dihët se turqit janë ”rahmetgji” për Hashimin e … Kadrinë.
Çka pret populli i Kosovës më shumë nga këta matrapazë, mashhtues e hajna?
Dhe askush, të lartëpërmendurit, familjarët e tyre e akraballaku i tyre nuk ia din skejin lluksit, pa dallim, të gjithë dhe ende janë të untë.
Ndërsa tash fillon ”Fllimi i ri” me hajna të vjetër.
A duhët të mirren vrejtjet dhe ”këshillat” e miqëve tanë si serioze?

Hanibale ante portas!

Dhe me keqardhje e them se përseri, u zgjodhën shumë deputetë e deputete, dele e ata, më vonë do të emërohen si magari, magarica e mushka (zv.) ministra e (zv.) kryeministra, sikur në kohën e Dritëroit
(Dritëro Agolli: ”Epoka që bën ministër gomarin”, Nepotizem, vjershë)
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 6 korrik 2017
Legjenda:

(1*) Hannibal ante portas, eg. Hannibal ad portas – “Hannibal framför/vid portarna”, (Shq. Hanibali është te dera. Kjo thënie është përdorur nga nënat romake kur i kanë shti me fjet fëmijët, me zor. Luftat në mes të Kartagjenës dhe Romës.

2. “Der Spiegel”: Hashim Thaçi ka qenë pjesë e organizatës kriminale
Media gjermane thekson se gabimi që bëri perëndimi është që Kosovën ua la në dorë komandantëve që glorifikohen si “ushtarë të lirisë”, por në shumë raste bëhet fjalë për luftëtarë të krimit.
“Ata nuk ishin të gatshëm të ndërtonin demokracinë, respektimin e ligjit, drejtësinë funkcionale dhe shtetin social,” përcjell botasot.info. Edhe presidenti i shtetit sipas raporteve të BND (Shërbimit sekret gjerman) gjatë periudhës paramilitare ka qenë pjesë e organizatës kriminale. Sipas organizatës “Pro Asyl” në Kosovë është “mezi e dallueshme” ndarja mes shtetit dhe mafias. / Der Spiegel
http://dtv-ks.com/der-spiegel-hashim-thaci-ka-qene-pjese-e…/

3. “Der Spiegel”: Ky është gabimi që bëri perëndimi me Kosovën
Perëndimi ia ka lëshuar komandantëve kombit të ri. Këtu erdhi te krijimi i shtetit mafioz, shkruan fillimisht magazina më e madhe e Europës, “Der Spiegel”.
Kosova ka kaluar në kohë luftrash por edhe sot e kësaj dite shoqëria e saj është ndërtuar si shoqëri lufte. Atë që ata kanë për ta thënë, janë të ngjashme se në vitet 90-të.

Miliarda për elitën e korruptuar

Për të gjetur një vend që është në duart e një klani të vogël, duhet të hedhësh shikimin në Botën e tretë. Kosova është një Failed State, Shtet i dështuar, ku krimi i organizuar ndodhet i fshehur deri në institucionet më të larta të vendit. Sipas Interpolit një pikë lidhëse për trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore. Miliardat e BE të investuar në projektin K – në shumicën e rasteve janë derdhur në xhepat e elitës të korruptuar.

Gabimi i perëndimit

Më pas media gjermane thekson se gabimi që bëri perëndimi është që Kosovën ua la në dorë komandantëve që glorifikohen si “ushtarë të lirisë”, por në shumë raste bëhet fjalë për luftëtarë të krimit.
“Ata nuk ishin të gatshëm të ndërtonin demokracinë, respektimin e ligjit, drejtësinë funkcionale dhe shtetin social,” përcjell botasot.info. Edhe presidenti i shtetit sipas raporteve të BND (Shërbimit sekret gjerman) gjatë periudhës paramilitare ka qenë pjesë e organizatës kriminale. Sipas organizatës “Pro Asyl” në Kosovë është “mezi e dallueshme” ndarja mes shtetit dhe mafias.

Erdogani dhe Putini si pasqyrë

Më pas shkrimi ndalet duke folur për pasqyrën e të rinjve në Kosovë dhe rritjen e ndikimit të fesë.
“Pasqyra ose “role model” këtu nuk është BE, por një burrë i fuqishëm si Erdogani. Te serbët kjo vlen për Putinin.”
Pas viteve 90-të vendet e Gjirit kanë ngritur shkolla të mësimit të Kuranit në Bosnjë duke rritur shtimin e ndikimit të fesë në rajon.
Dikur luftonin çeçenët, irakenët në Ballkan, ndërsa sot në kuadër të ISIS në Lindjen e Mesme luftojnë shumë banorë të Kosovës dhe Bosnjës
http://dtv-ks.com/der-spiegel-ky-eshte-gabimi-qe-beri-pere…/

4. Dritëro Agolli: Epoka që bën ministër gomarin
Nepotizem
Eshte pare s’eshte pare
Vune minister nje gomar
Gjindja tha: Goxha minister
Me samar e me kapister
C’iu qep mezi, c’iu qep kali…
Eh, gomar, c’te polli halli!
Dhe kerrici prêt nje qoshe
Tok me pelen kuqaloshe…
Por nje cep kerkon dhe mushka
Ndryshe zemerohet krushka
Ne katund plasi debati:
More, s’ngeli soj veshgjati!
Flet me plak i muhabetit:
Le t’i rrojne, me nder qytetit!
Se katundi pa gje s’ngeli
Boll jane: lopa, qeni, gjeli…
Dijetari dhe gomari
Vështrimet racionale dijetarit
I shkaun tek një bajgë sipër trarit.
Përpiqej në mendime, bëhej copë:
Si mund të kishte hipur lart një lopë
T’ia bënte bajgën trarit të plevicës
Sikur të kishte këmbë e thonj të micës!
Tek fantazonte mënçëm dijetari,
U ndodh praktiku tokësor gomari
Dhe tha: “Ky Tra një vit e ca më parë
Oborrit ishte hedhur për t’u tharë.
Kur trari rrinte gjërë e gjatë i shtrirë,
Një lopë e bëri bajgën më të mirë;
Me bajgën trarin në tavan e vunë,
Që dijetarëve t’u hapnin punë,
Të vrasin mendjen zgjuar ecë e jakë:
Si hipi lopa lart të bënte bajgë…”
U përshëndet me veshë e shkoi gomari,
Me sy nga bajga mbeti dijetari.
Njeriu në garë me gomarë
Një ditëz të diel
Njeriu me gomarë
u futën në garë:
Gomari në diell
Filloi të pëllasë,
Njeriu të bërtasë.
Gjykonte juria:
Kush bënte më shumë
Potere dhe zhurmë.
Dhe tha Perëndia:
“Njeriu nga kjo garë
Fiton mbi gomarë.”