Clinton kishte fituar dy milionë vota më shumë se Trump

23.11.2016 22:51:54

Kandidatja demokrate për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, në zgjedhjet presidenciale kishte dy milionë vota më shumë se kundërshtari i saj republikan, Donald Trump.

Edhe pse Clinton kishte fituar më shumë vota se Trump në zgjedhjet e 8 nëntorit, ka humbur për shkak të sistemit zgjedhor në SHBA, me të cilin Trump fitoi më shumë zgjedhës, raporton Hina.