‘Çmendet’ Hamdi Salihi, poker brenda 60 minutave

21.10.2017 01:10:52

Është pothuajse 34 vjeç, por Hamdi Salihi duket se po kalon një rini të dytë në Austri, të skuadra e Neustadt. Bomberi shkodran ka shënuar plot 4 gola, në takimin e sotëm ndaj Kapfenbergut dhe I ka dhënë fitoren 4-2, skuadrës së tij.

Salihi shënoi plot 3 gola në pjesën e parë, dy prej të cilëve me penallti, ndërsa në minutën e 57-të, shënoi golin e katërt personal, duke mposhtur ‘i vetëm’ kundërshtarët. Sulmuesi shkodran luajti për 90 minuta në këtë takim.

Salihi ka shënuar plot 13 gola, në 15 javët e para të Ligës së dytë austriake, ndërsa Neustadt fluturon në krye të renditjes, me 30 pikë.