Lulzim Basha denoncon: Kjo gomone që u hoq sot nga porti ka qenë e Tahirit

21.10.2017 01:04:19

Në vijim të deklaratave për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, për t’i hapur rrugë arrestimit të tij, cka postuar në faqen e tij në Facebook një foto, ku shihet qartë një mjet lundrues, i vendosur mbi një kamion.

Shefi i opozitës ngre aludime për pronësinë e mjetit lundrues.  Basha e shoqëron edhe me një fjali të shkurtër ku shkruan: Pa koment: “Zoti Kryetar, kjo gomone që është hequr sot nga porti ka qenë e Tahirit”.