Çmenduri në Bangladesh/ Pavarësisht COVID-19-ës, 100 mijë vetë marrin pjesë në një varrim

20.04.2020 13:07:57

Autoritete shtetërore në Bangladesh kanë vendosur masa të ashpra nga frika e përhapjes së CODIV-19, e megjithatë 100 mijë veta nuk iu bindën urdhrave. Kjo ka sjellë shqetësim sepse është rritur rreziku i infektimit me koronavirus.

Me mijëra shtetas u mblodhën në varrimin e liderit fetar Maulana Jubayer Ahmed Ansari, për ta respektuar e nderuar atë.

Nga ana tjetër, qeveria e ka pasur mjaft të vështirë që të ndalojë përhapjen e pandemisë.

Ndërkohë që personat përgjegjës për funeralin kishin siguruar qeverinë se rregullat e distancimit social do të mbaheshin. Por kjo nuk u zbatua, duke sjellë reagim të ashpër e shqetësim.

Nga ana tjetër, policia e pati të pamundur që të mbante me mijëra njerëz në kryerjen e riteve të fundit.