Ç’ORIJENTIMI MENDOR I PRESIDENTIT THAQI?!

01.04.2018 16:25:01

 

Nga: Binak Maxharraj

Asnjëherë Presidentit Thaqi nuk i ka ndodhë që të jetë kaq i humbur si ne Konferencën qe e mbajti dje.Askush së kuptoi së përse e organizoi këtë konferencë.Të gjithë e vrejtën se si Presidenti ishte i hutuar,fliste si me konë i trembur,fliste jo çartë,pa invencion,fliste si me konë jerem.Ishte totalisht i ç’orijentuar,nuk dinte as çka flistee,aq më pak së çka thoshte.Kësaj radhe nuk qeshte dhe nuk e qonte hava gishtin e madh siç e kishte zakon.Dukej si një njeri i humbur,i rraskapitur.

Nuk tha as gjë,nuk e qeli gojën fare për ate se për çka duhej te fliste.Bile as një fjalë nuk e tha as për kidnapimin spektakular të gjashtë shtetasve Turq qe ishin me qendrim ne Kosovë pa asnjë precedent politik,por veç qe ishin ik nga diktatori Erdogan.Për këtë ai  e ka zakon me ik nga përgjegjesia tha:nuk kamë qenë ne dijeni.Po si te mos kishe qenë ne dije kur rrine me njerezit  tu ne AKI dhe ata te mos të tregojnë së çka po ndodhë ne kete shtet?.Por Thaqi ne këtë konferencë nuk tha asgje qe dy Agjencite “intelegjente”,të dy AKI-të me te njejtin emer AKI-a Kosovës dhe AKI-a e Turqisë të takohën “rastësishtë” ne Kosovë,bile edhe me avion special erdhen,dhe Presidenti i jonë te mos jetë i informuar,si është e mundur qe ata njerëz me shpejtësinë e rrufesë të kidnapohen si ne filat horror dhe me shpejtësi edhe më te madhe të deportohën me dhunë, pa kurrfare procedure,pa rrespektu kurrfare ligji dhe rregulli ne fuqi, bile pa e dijtë edhe familjarët se për çka ua “vodhën”familjarët e tyre ne pikë te dritës.?.Pergjegjëja e tij ishte aq te turpshme,jo njerezore duke thanë se ata ishin”terrorist” dhe së vendi na qenka ne rrezik nga ata.?Po si ndodhi me e dijtë se Presidenti se ata njerës na qenkan terrorist e,nuk paska mujtë me dijet ,paska qenë i painformuar,kur ata më dhunë u deportuan ne Turqi dhe drejte ne gojën e Erdoganit,diktatorit dhe kasapit turk,vetem pse AKI-a e Jote President tha së ata janë terrotist.?.Por,nese ata atje pa fije faji,sepse sipas teje faji është jetim,do te terrorizohen nga regjimi diktatorial dhe ndoshta”askidentalishtë” edhe do te vritën.Nuk e di se për kete a do e vretë ndegjegjja,unë  thëmë së jo,sepse Ti nuk kë ndërgjegje.

 

Në konferencen e fundit ti prapë vazhdove me maniret e tua të vjetra,me ato qe ua ke zanat,me rrenat dhe shpifjet e tua të zakonshme.Po si pate fytyrë,e nuk pate turp te shpifesh për LVV dhe liderin e saj karrizmatik Albin Kurtin,si cili tanimë e ka mrrë namin si tribun i popullit,sepse ai nuk rrenë,nuk mashtron,nuk vjedh,nuk është i korruptuar dhe po te ishte ai ne vendit ku je ti tashti Kosova do te ishte diçka tjeter,do te kishte prosperitet,ekonomik,social e kulturor.Po te ishte Albin Kurti ne vendin tend sot nuk do ta kishim”Zajednicen”te dera e shpisë dhe me siguri Çakorri sot do të ishte i joni,te cilin ti me doren tende qe dikur ka me tha zoti atë dor,ua shite apo ua fale Malazëzëve,krejtë njesoi.

Por edhe më keq z.President po si munde pa fije turpi të shpifesh së gjoja Irani po e financojka LVV,dhe së mlitantet e tij po u trajnojkan ne Turqi?! Kah i mori Presidenti këtë te dhana apo janë trillime te tua si zakonishtë?Nese kjo është e vertet,siç thua ti,atehere shtrohet pyetja,ku ishin organet e drejësisë,ku ishin prokuroria dhe gjyqesia qe nuk kane reagu me kohë.A mos ja ka qu Erdogani këto të dhana si ndonje kundershpërblim?Si është e mundur qe Thaqi te këtë ne dijeni  këto informacione te nivelit te lartë ndërkombetar,e nuk po e dijtka se çka po ndodhë ne shtetin e tij në te cilin është President,nuk po dijtka për kidnapimin dhe deportimin e tyre me dhunë ne Turqi.O tempora,o moris?.Vetem për këtë në çdo shtet tjeter normal ai nuk do te qendronte ne pushtet as dy ditë,por pasiqe jetojmë ne shtetin që e drejtojnë njereëzit jonormal te cilet punojnë vete për interesa te veta,e jo për shtetin te cilit për çdo dite po ia nxinë jeten ne syt e botës.