Debate dhe akuza tek ‘Siguria’, Noka përplaset me Brahon pas ikjes së Tahirit

22.11.2016 12:49:50

Polemika dhe debate mes mazhorancës dhe opozitës në seancën e sotme të Komisionit të Sigurisë, ku sërish protagonist ka qenë Flamur Noka. Pas një përplasjeje mes këtij të fundit dhe ministrit të Brendshëm, deputeti demokrat është konfliktuar edhe me kryetarin e Komisionit, Spartak Braho dhe më pas është larguar.

Noka ka këmbëngulur në qëndrimin e ministrit Tahiri gjatë mbledhjes së Komisionit dhe në momentin që ministri i Brendshëm është larguar, i është drejtuar kreut të Komisionit të Sigurisë.

“Të çohet tjetri në mes të mbledhjes?! Të dhj*fsha mu në kryetar që je! Tjetri të ikën nga mbledhja. Do të drejtosh edhe seancat ti! Ik qërohu aty!”, tha Noka duke lënë i revoltuar sallën e mbledhjeve. Pas kësaj sjelljeje, Komisioni vendosi të kërkojë përjashtimin me 10 ditë të deputetit demokrat.

Më herët, deputeti demokrat Asllan Dogjani ka deklaruar ka policë që janë të lidhur me trafikun e drogës dhe marrin 30 euro për rrënjë, duke mos kontrolluar territorin”.

“Më jepni emra kush polic është i inkriminuar. Unë kam çuar në ndjekje penale e administrative 3 mijë policë”, reagoi ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Kurse në lidhje me ezkeutimin mafioz në Fier, Dogjani tha seu vra Nelgert Pata që ishte në kërkim nga policia dhe nuk e gjeti dot policia, por e gjetën bandat”. Pas debateve, ministri Tahiri është larguar nga Komisioni i Sigurisë.