Debati i dytë Trump-Biden do të zhvillohet virutalisht

08.10.2020 14:34:48

Debati i dytë në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe kandidatit demokrat për president, Joe Biden, do të mbahet virtualisht, ka njoftuar Komisioni për Debate Presidenciale.

Ky vendim vjen pasi presidenti Trump vazhdon të trajtohet për koronavirus në Shtëpinë e Bardhë.

Mjeku i tij ka thënë se ai nuk ka pasur simptoma për më shumë se 24 orë.

Debati i dytë në mes të dy rivalëve është planifikuar të mbahet të enjten e javës së ardhshme.

Natën e kaluar është mbajtur debati i parë në mes të dy kandidatëve për pozitën e zëvendës-presidentit në Shtetet e Bashkuara.

Kandidatja demokrate për këtë pozitë, Kamala Harris, është përballur me nënpresidentin aktual të SHBA-së, Mike Pence, për një varg çështjesh, ndonëse koronavirusi ka qenë në qendër të tyre.