“Debella Jabuka”, tregoji Nexhat Dacit se edhe presidentin Rugova e shanin me nënë

14.10.2016 14:44:47

Nga Rexhep Kastrati

1

Nexhat Daci paska thënë se Hashim Thaçi e paska sharë me nënë, dhe qenka prekur shumë! Për më tepër kjo sharje paska qenë e rëndë, pasi që Nexhat Daci qenka rritur pa baba! Në fakt, Nexhat Daci ka pasur të drejtë të preket për sharje edhe sikur të ishte rritur me baba. Zinedin Zidan kur është sharë me nënë ka goditur kundërshtarin dhe i ka dhënë fund karrierës futbollistike. Pra, është vërtet rëndë të të shajnë me nënë. Mirëpo, te ne sharja me nënë është një nga sharjet më të rëndomta. Dhe edhe pse është sharë para shumë vitesh, Nexhat Daci e ka mbajtur peng në shpirt, dhe e ka nxjerr nga goja vetëm tash, dhe atë në mënyrën më të keqe: një sharje e instrumentalizon për qëllime të politikës ditore, apo edhe të mllefeve personale që mbeti në bisht të lahutës. Në fakt, këtë sharje, Nexhat Daci e përmend në kontekst të koalicionit aktual qeverisës, duke e lëshuar rrenën e radhës: prewsidenti Rugova nuk do të bënte kurrë koalicion me PDK-në. Dhe këtë rrenë e ka thënë pa u skuqur fare as për moshën që ka, as për titullin akademik dhe as për karrierën e tij politike. E vërteta është se presidenti Rugova ka bërë koalicion në Rambuje, ka bërë koalicion edhe në zgjedhjet e para të përgjithshme  të vitit 2001. Bile një nga kontributorët e këtij koalicioni ka qenë edhe vetë Nexhat Daci, si kryetar i Kuvendit të Kosovës. Në fakt, kur bëhet fjalë për koalicion me PDK-në, duhet thënë se Nexhat Daci ka miratuar koalicionin që kandidati i LDD-së së tij, Lulzim Kabashi, e që ishte kandidat i përbashkët me AAK-në për kryetar komune në Prizren, ka bërë me njeirun e inkriminuar dhe të dënuar me vendim gjykate, Ramadan Mujën. Pra, ato që ka thënë për çështjen e koalicioneve janë pallavra, dhe kur në këtë kontekst përmend edhe sharjen që Hashim Thaçi ia ka bërë para shumë viteve, atëherë kuptohet fare lehtë sesa poshtë ka rënë Nexhat Daci. Është kështu për faktin se sharja, sidomos sharja me nënë, nuk përzihet me kurrëfarë qëndrimi politik apo ndonjë interes tjetër. E Nexhat Daci e përzien dhe e përzien për të zezë të vetë, për ta fundosur veten edhe më keq, sesa që e kanë fundosur veglat kondomë brenda e rreth LDK-së.

2

Kur jemi te sharja me nënë që Hashim Thaçi ia paska bërë Nexhat Dacit, duhet të them se edhe të tjerë janë sharë me nënë, janë sharë me familje, janë sulmuar, janë kërcënuar dhe janë vrarë, dhe për këta askush nuk e ka thënë asnjë fjalë. Përkundrazi, nga veglat kondomë brenda e rreth LDK-së janë instrumnetalizuar për qëllime personale dhe për qëllime kundër LDK-së. Shumë vegla kondomë brenda e rreth LDK-së, që kanë qenë të përfshirë në mënyrë pasive (me dhënie informatash për viktimat e dhunës politike), dhe në mënyrë aktive ( me vënie në prita, por edhe në bashkorganizime të ndryshme për eliminimin e viktimave të dhunës politike), nën maskën e rugovizmit kanë bërë angazhime të papara për përçarjen dhe rrënimin e LDK-së. Dhe ka nga të tillë që presidentin Rugova e shanin me nënë, vetëm pse nuk i bënte ministra, apo pse nuk vazhdonte t’i mbante ministra.  Dhe edhe presidenti Rugova ishte rritur pa baba, sikurse Nexhat Daci. Dhe presidenti Rugova shahej me nënë nga njerëzit që konsideroheshin njerëz të LDK-së. Dhe kjo është më e rëndë, sesa kur të shan kundërshtari. Dhe “Debella Jabuka” e di mirë këtë, edhe pse ka vite që është shukatur, edhe pse kur ishte aktiv thuajse nuk linte ditë pa e nxjerr surratin para kamerave me gojën plot rugovizëm dhe me përbetime për presidentin Rugova.