Deda: Të arrihet marrëveshje për Demarkacionin e Asociacionin, pastaj të mbahen zgjedhjet

03.04.2017 12:27:56

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, njëherësh njëri nga themeluesit e subjektit politik “Alternativa” ka theksuar se zgjedhjet nacionale do të duhej të vinin pasi që partitë politike të arrinin një marrëveshje për çështjet të cilat po e mbajnë vendin në ngërç.

Ai ka thënë për Telegrafin se pozita dhe opozita do të duhej që për çështjet si Asociacioni dhe Demarkacioni të arrinin një marrëveshje.

“Pas kësaj do të mund të diskutohej koha e zgjedhjeve, duke pasur parasysh se shumë afër janë edhe zgjedhjet lokale”, ka shtuar Deda.

Ndryshe, “Alternativa”, së fundmi i ka themeluar dy degë, atë të Mitrovicës dhe Pejës.