Deklarata e 2 korrikut 1990 është pikënisje për pavarësinë e Kosovës, tha Hoti

02.07.2017 15:17:13

Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990 është pikënisje në rrugëtimin për pavarësinë e Kosovës.

“Ky akt ka shprehur qarte aspiratat e shumicës së popullsisë në Kosovë për pavarësi. Respekt për gratë dhe burrat e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës që ndërmorën ketë hap shumë vizionar duke pasur parasysh rrethanat në të cilat ndodhej vendi dhe konteksti i zhvillimeve në rajon dhe më gjerë”, ka shkuar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.