Dekriminalizimi pritet të prekë 3 “kokat” e para politike, Fatmir Mediu: Ja e vërteta e Dashamir Tahirit

20.12.2016 23:14:36

 

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, thotë se rasti i deputetit Dashamir Tahiri duhet të analizohet më tej nga KQZ dhe organet e tjera që janë të ngarkuara për zbatimin e ligjin të dekriminalizimit.

Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, Mediu tha se dy çështjet që pretendohen ndaj tij nuk janë të përfshira në ligj.
Mediu: Kam kontaktuar me kolegun Dashamir Tahiri që është zgjedhur nga PDIU, është në opozitë ndryshe nga pjesa tjetër e grupit të PDIU. Në të dy çështjet që pretendohen karshi tij nuk janë të përfshira në ligjin e dekriminalizimit. Shpjegimi i tij është i thjeshtë, në momentin kur ka plotësuar deklaratën e dekriminalizimit nuk ka qenë në dijeni të një vendimi gjyqësor për një thyerje administrative, për një patentë që nuk ka qenë e rregullt në një kohë që vërtetimi i marrë më tej ka qenë i ligjshëm dhe flitet për 10 mijë lireta të falsifikuara që janë rreth 6 mijë lekë të vjetra që mund të bëjnë viktimë këdo. Duhet të ketë një thellim më tepër dhe të KQZ dhe institucioneve që duhet ta marrin në analizë. Me kolegun tjetër nuk kam pasur kontakt që ta pyes, por me Tahirin për shkak se jemi në opozitë sëbashku e kam pyetur dhe më ka dhënë këtë përgjigje.
Në përgjigje të zërave se Tahiri do të kryesonte listën e republikanëve në Vlorë për zgjedhjet 2017, Mediu tha:
“As ka një diskutim të tillë. Kemi bërë një diskutim me zotin Basha që duhet të përfshijë dhe parti të tjera politike, duhet të shikojmë të gjithë sëbashku se kush do të jenë kandidatët për deputetë të PR, PD dhe gjithë opozitës. Ne kemi kërkuar në kodin zgjedhor të mos ketë të drejtë deputeti të kalojë nga një parti në tjetër, të lërë mandatin dhe të zëvendësohet nga deputeti i rradhës ose të provohet të zgjidhet përsëri nëse përpiqet të bëjë këto pelivanllëqet politike për të kaluar nga njëra anë në tjetrën. Duhet të shikojmë nga pikëpamja e integritetit, të kemi dhe një kordinim”.
Por a duhet që zoti Tahiri dhe Selami të japin dorëheqje?
“Mandati nuk ka rikthim. Duhet ta shohim procesin në respektim të ligjit, nuk mund të bëjmë gjyqtarin”.
Në lidhje me reformën zgjedhore dhe numërimin elektronik, Mediu thotë se këto procese mbahen peng nga mazhoranca. Por pa zgjedhje të lira, tha kreu i republikanëve, nuk ka antarësim në BE.
Për listat e hapura, Mediu tha se impaktin më të madh e kanë tek partitë e mëdha, jo ato të vogla.
Por shtoi se përmes tyre do krijohej një parlament më i përgjegjshëm karshi votuesve, ndryshe nga situata e sotme që që është vetëm qasje politike.
PR me grup parlamentar nga zgjedhjet 2017
PR në zgjedhjet e fundit mori 75 mijë vota në zgjedhjet lokale, në ato parlamentare 60 mijë vota. Po ti llogarisësh si mandate është numri për grup parlamentar, çështja është që sistem aktual zgjedhor i detyron partitë të funksionojnë pak më ndryshe. Nuk kemi sistem proporcional të hapur. Orientimi një çikë më i drejtë, jo i një politike të përfshirë në të gjithë aktivitetin maksimal, po atje ku je i përqëndruar, aty ku mendon se fitohet mandate, do bënte të mundur që PR padyshim të ketë grupin  parlamentar. Humbëm në Korçë për 250 vota, 150 në Shkodër, 600 vota në Fier.Po të bëjmë analizën elektorale mendoj se e kemi terësisht të mundshme të kemi një grup parlamentar.
Listat e hapura
Impaktin e parë listat e hapura nuk e kanë tek  partitë e vogla, është e kundërta, e kanë për partitë e mëdha impaktin më të madh. Por krijojnë një parlament më të përgjegjshëm karshi votuesve, një raport më koshient të deputetit me atë që e ka zgjedhur. Do kishte një balancë mes qasjes politike dhe qasjes me qytetarët. Ndryshe nga kjo e sotmja që kemi vetëm qasje politike.
Me Ramën nuk ka zgjedhje
Është realitet i provuar në zgjedhjet e pjesshme dhe zgjedhjet lokale. Duhet të lexojmë dhe atë çfarë ka thënë OSBE-ODIHR, përfundimet janë terësisht të drejta të një realiteti të prapranueshëm që nga intimidimi i votuesve, blerja e votës, kriminalizimi i procesit. Kjo nuk është frenuar nga mazhranca, por është thelluar më tej. Kanabizimi i Shqipërisë ishte një element që synon që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe janë miliona e miliona dollarë të paligjshme në treg që padyshim do kenë efektin e tyre në zgjedhje. Për të mos thënë pastaj një rrugëtim i përbashkët i kësaj qeverisje me elementë të inkriminuar për ti përdorur për zgjedhjet parlamentare.
Reforma zgjedhore, pa zgjedhje të lira nuk ka BE
Opozita ka në dorë të sjellë gjykimet e veta, PD e ka dorëzuar një platformë, ka pasur dhe konsultime me partitë opozitare, PR e ka dorëzuar platformën, dhe partitë e tjera po ashtu. Që në fillim kam kërkuar që të ketë një qëndrim KQZ, flasim 8 muaj përpara, nëse ishte i mundshëm apo jo, votimi elektronik.Sot themi që nuk mund të bëhet votimi elektronik se nuk ka kohë.8 muaj janë harxhuar duke mos analizuar këtë fenomen. Kemi kërkuar identifikimin elektronik, votimin dhe numërimin elektronik. Në SHBA del rezultati për 10 orë, në Shqipëri duhen 20 ditë. Për herë të parë në historinë pas 2001 nuk ka një interes të mazhorancës për ta shtyrë përoara procesin.Ka qenë një konsensus mes PS-PD i mbështetur nga OSBE-ODIHR.Për herë të parë pas kaq vitesh kemi një mazhorancë që refuzon të ketë një bashkëpunim të tillë. Nëse ka dëshirë mazhoranca mund ta thërrasë në mënyrë të përditshme Komisionin. Nuk ka një sjellje të tillë.Idetë që PD nuk është e interesuar dhe opozita nuk ka funksinuar si duhet për mendimin tim janë të paqena.Janë 6 muaj a më shumë që PD dhe PR kanë përcjellë në Komision propozimet e veta. Kush do të jenë pasojat? Atë që tha BE, pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka anëtarësim të Shqipërisë në BE, nuk ka negociata për anëtarësim.