Dënohet pengimi i gazetarëve të Kanal Vis, nga komuna e Novo Sellës, që të raportojnë

26.07.2017 11:58:03

Këshilli për Etikë të Mediave në Maqedoni (KEMM) dënon pengimin e televizionit Kanal Vis për të përcjellur debatin publik të Këshillit të komunës së Novo Sellës, nga ana e kryekomunarit dhe këshillëtarët e komunës.

KEMM-ja bën thirrje që të ndërmerren masat e duhura për ndriçimin e plotë të këtij rasti, posaçërisht kur bëhet fjalë për pengimin e gazetarit që të raportojë për tema të rëndësisë publike, siç është shpallja e një referendumi për xeherore.

KEMM deklaron se siguria e gazetarëve duhet të mos cenohet nga kërcënime dhe trysni, kurse shteti, në pajtim me Nenin 10 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, është përgjegjëse dhe ndërmerr masa për të krijuar kushte për liri të mediave dhe të shprehjes.