Dëshirat , paftyrësia dhe diktatura…!

12.10.2018 21:01:52

Nga Skënder MULLIQI

Me rëndësi është që mos të ndalësh ti plotësosh dëshirat jetësore.Me rëndësi është që dëshirat Tuaja janë më të rëndësishme së dëshirat e të tjerëve. Me rëndësi është që kjo botë ekziston për plotësimin e dëshirave tuaja.Me rëndësi është që vetën ta bindesh që do ti realizosh dëshirat jetësore.Përkunder botës.Përkunder shtetit.Përkunder popullit të cilit i takon.Përkunder familjës e cila të ka rritë.Përkunder nënës e cila të ka ushqyer. Përkunder të vertetës e cila shumë dhëmb.Përkunder pengesave të cilat të presin.Përkunder vetvetës që është më qenësorja dhe më rëndësishmja . Duhet pasur mend në kokë që dëshirat mos të bëhën më të fuqishme së vet jeta.Dëshirat Tuaja kalojnë përtej jetës.Sikur para kufomave.Nuk ka jetë nese nuk plotësohen dëshirat tuaja… Nese don edhe mundesh.Por , mos mendo së është lehtë.Shumë kan tentuar , por kan mbetur në gjysëm të rrugës.Të mbytytur në baltë.Të humbur në rrugëkryqin e jetës. Kan mbetur as andej as këndej.Kan mbetur të pa lumtur. Kan mbetur zullumqarë të regjimit. Kan mbetur edhe dezertor .Janë munduar të bëhën dikushi e kan mbetur kurkushi. Nuk ju kan plotësuar dëshirat e tyre.Kan mbetur as cjap as dhi.Nuk është që nuk mundesh. Vetëm përvjeli duartë dhe harro që ke fytyrë.Kush po mendon në fytyrë sot, më mirë mos me e pasur! E ruan fytyrën e i humb të gjitha.Pa zgjedhë: të gjitha, pa fytyrë, apo fytyrën pa asgjë.Fytyra është bërë si udhëtarë i vërbuar në anije që të banë gjatë.Humbe fytyrën dhe do të arrish largë.Paftyrësia është një ideologji e cila të garanton që synimet tuja të realizohen duke shkelur të tjerët.Ai i cili e ka varrosur fytyrën , mjaftë edhe ka bërë.Për fillim. Për synime madhore.Për gjesende të cila janë më të rëndësishme se jeta më fytyrë.Për jetë pa fytyrë më të cilën mburresh…!? A po e sheh që mundesh . Së je i sigurtë që dëshiron.Me atë rast që ke pasur probleme më vetvetën , edhe e ke fituar betejën më të vështirë.Ai i cili e mund vetëveten duke u shërbyër më paftyrësi , ai i mund edhe të gjithë të cilët i dalin në rrugë .Nese e ke “rrahur” mirë vetëvetën, atëherë nuk është fare më rëndësi së kënd e mund tjetër.Me rëndësi është më fituar karshi tjerëve.Është keq të ndalosh pasi që kë filluar “mirë”.Fillimi është shumë i rëndësishem.Ne start gjithëqka dihet.Si nisesh ashtu edhe përfundon.E ka shkatërruar themelin nga i cili ke dalë, dhe tash nuk është shumë vështirë të shkatërrosh të gjitha.Nuk ke themel ku bazohesh, dhe yrysh në “ fitore’ të reja… Dëshira jote ka lindur. Ti ke lindur që përjetisisht të jesh njeri i pangopshem, pa të cilën gjë nuk ke jetë.Nuk është shumë lehtë të jesh hajn mbi hajna . Nuk është lehtë të jesh genjeshtarë mbi genjeshtarët. Nuk është lehtë të jesh banditë mbi bandat.Shumë ke arritur pasi që kë mberri deri këtu…Për paftyrësi dhe për dëme që ju shkakton tjerëve dhe shtetit për plotësimin egosë të sëmuar, nuk është hiq problem…!?