Dështon BREX-it, deputetët votojnë kundër marrëveshjes së Theresa May

15.01.2019 22:18:03

Parlamenti i Britanisë së Madhe ka hedhur poshtë marrëveshjen e Theresa May për largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Vetëm 202 vota ishin pro kësaj marrëveshje, ndërsa shumica dërrmuese me 432 vota kundër bënë që kjo të jetë humbja më e madhe e qeverisë së Britanisë së Madhe që nga viti 1924, shkruan lajmi.net.

Theresa May gjatë gjithë kohës ka bërë thirrje që të mbështetet marrëveshja e saj për largimin e Britanisë nga BE, por kjo nuk ka ndodhur as pas pesë ditësh debat.Kreu i Partisë së Punës Jeremy Corbyn tani ka paraqitur një mocion mosbesimi në qeveri, gjë që mund të shkaktojë zgjedhje të përgjithshme.