Destan Maliqi njeri i menqur dhe gurbetqar i dalluar (1931 – 2017)

Lulzim Maliqi
Nuk e kam të lehtë të shkruaj për kusheririn tim Destan Maliqin ose Baci Destan siç e thirrnim ne farefisi dhe miqtë e shumtë që i kishte. Një njeri i urtë, i matur në fjalë dhe aq më tepër në veprime. Një liridashës i mrekullueshëm dhe një njeri i besueshëm te Zoti. Baci Destan i takon plejadës së vjetër të mërgimtarëve të cilët krahas jetës së vështirë ekonomike, mbi supe bartnin peshën e rënd të robërisë shekullore. Lindi në vitin 1931 në Busavatë të Kamenicës, fshat ky i njohur për njerëz të mirë, të menqur, intelektualë dhe luftetarë të devotshëm. Ishte baba i 6 femijëve. Në ndërkohë nga gjendja tepër e rëndë ekonomike detyrohet ta merrë rrugën e gjatë të kurbetit. Mëse 40 vite punon punë të rënda të ndërtimtarisë pa ndërpre në Affoltern të Cirihut (Zürich). Krahas punës dhe veprimtarisë, Baci Destan kujdes të veqant i kushtonte shkollimit të fëmijëve dhe formimit të tyre duke u bërë kurban i familjës për një mirëqenje më të mirë. Humanizmi dhe kontributi i të ndjerit ishte i njohur për miqtë dhe farefisin. Ishte njeriu i vullnetit të pathyeshëm, njeriu i papërkulur përpara punës, “Më mirë bëji vetes keq, se sa tjetrit”, kjo ishte një nga këshillat e vazhdueshme të bacës Destan. Ashtu edhe siç kishte dëshirë të madhe, Baci Destan arriti t’a pritë lirinë e Kosovës. U gëzua shumë dhe nisi një jetë të qetë e përplotë optimizëm për të ardhmën. Kishte dëshirë ti takonte bashkëveprimtarët të cilët i donte si fëmijët e vet. Me mallëngjim kujtonte ato ditë të vështira në Zvicër, ata djemë e vajza të reja që kishin ikur nga okupatori serb dhe vepron pa u ndalur për çlirimin e vendit. Figura dhe vepra e Bacit Destan do të mbetet e pavdekshme. Gjithnjë do të kujtohet me dashuri e respekt të madh! Ai vdiq, më 21 shkurt 2017 në moshën 86-vjeçare, duke u ndarë nga ne si një meteor në qiellin e kaltër të dashurisë amtare që lë prapa vazhdën e ndritur. Shpirti i tij u prehtë në paqen e amëshuar… atje në tokën Dardane që aq shumë e deshi dhe jetoj me mallin për të! Lavdi!