Detaje nga aksidenti i sotshëm në rrugën Negotinë-Gjevgjeli

05.09.2017 10:28:11

Një burrë dhe një grua kanë marrë lëndime të rënda trupore në aksidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Negotinë-Gjevgjeli.

Zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski, informoi se makina ka qenë me targa të Hungarisë, ndërsa të lënduarit janë vendosur në Qendrën për urgjencë në Shkup

Aksidenti ndodhi në hyrje të tunelit tek Demir Kapija rreth orës 7 të mëngjesit.

Ndërsa nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë informuan se komunikacioni në autostradën Negotinë-Gjevgjeli është në ndërprerje për makina të rënda, ndërsa për makinat e udhëtarëve lejohen në mënyrë alternative.