Deulofeu sulmon Barcelonën

13.02.2017 15:00:27

huazuari nga Evertoni te Milan, Gerard Deulofeu, ka folur mbi të ardhmen.

Ai ka shpërthyer ndaj ish-ekipit të tij, Barcelonës, duke theksuar që s’dëshiron të jetë më i burgosuri i katalunasve.

“Jam te Milani, mendoj vetëm për këtë skuadër dhe dua të luajë sa më shumë. Të ardhmes nuk i dihet, nuk dua që të jem i burgosuri i Barcelonës”, deklaroi sulmuesi spanjoll, përcjellë “lajmi.net”.

“Gjithsesi, jam krenar që kam luajtur për Barcelonën, por s’mund të jem gjithmonë i lidhur me këtë skuadër”, u shpreh Deulofeu.

Paraprakisht është spekuluar që Barcelona do ta kthejë në “Camp Nou” Deulofeun në fund të sezonit për 8.5 milionë euro.