Deutschland Radio: Si po lindin komunistët e rinj në Shqipëri

19.11.2016 16:31:18

Nëse i hedh një sy raportimeve të mediave gjermanishtfolëse për Shqipërinë, do të shohësh me dhjetëra shkrime për një sulm të mundshëm terrorist ndaj kombëtares së Izraelit, nga militantë të dyshuar të Shtetit Islamik.

Por mes tyre gjen edhe një reportazh interesant, sërish për ekstremet e Shqipërisë. Radio publike gjermane, DeutschlandRadioKultur ka përgatitur një reportazh për të majtën e re ekstreme në Shqipëri.

Reportazhi është përgatitur përpara se këta të rinj të kryenin sulmin ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Megjithatë bie në sy vëmendja e gjermanëve për të parë në ‘skutat’ e ekstremeve shqiptare, diçka që media jonë nuk para e bën, transmeton gazetametro.net.

“25 vite pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri ka një tjetër të majtë të re”, thuhet në reportazh. Pika e tyre e takimit është “Qendra Sociale”.

Bëhet fjalë për një apartament të vogël ku mblidhen militantët e rinj të majtë të asaj që njihet si Organizata Politike. “Prej vitesh ata luftojnë kundër privatizimit të universiteteve,” vijon reportazhi.

Gjithashtu duhet theksuar, se oraganizata simotra sikur kjo e majtë ekstreme në Shqipëri, ka edhe në Kosovë, si Lëvizja Vetëvendosje dhe oraganizata studentore Studim Kritikë Veprim (SKV), të cilat mbështesin njëra tjetrën në organizime dhe protesta që nuk i kanë të rralla.