Diaspora e bashkuar mund ta shpetoj atdheun nga e keqja!

21.05.2019 12:55:27
Nga Ahmet Asani

Qysh kur eshte krijuar kjo bote, me kohen eshte krijuar nje kategori e njerëzve qe si puna e vampirëve, jetojne duke ua marr – thith energjine të tjerëve! Marrja dhe dhenia e energjise mes njerezve eshte e natyrshme, por kur nje kategori e njerezve konstant vetem merr energji pozitive nga te tjeret dhe vet prodhon e leshon energji negative, krijohet dallimi i madh dhe i panatyrshem te cilin sot e kemi mes njerezve nē shoqeri! Njerezit qe jetojne duke ua marr energjine te tjereve, ata merren vesh brenda llojit te vet dhe i ndajne zonat e veprimit, dhe sa here kane nevoje per ndihme ata ndihmojne njeri tjetrin. Ky soj i njerezimit kane shqisa e receptorë te posaçëm qe kur jane te rrezikuar ta ndihmojne njeri tjetrin! Kjo pjesë e vogel e njerëzimit i merr energjine pjeses me te madhe te njerezimit, dhe evidente eshte se pjesa tjeter edhe pse numerikisht me e madhe, edhe pse me dije e pergaditje profesionale, nuk mund te beje jete te lumtur nga qe eshte e PAENERGJI!
Kjo kategori e njerezve qe jetojne duke ua marr te tjereve energjine kane veti te vampireve e bishave, veti keto qe kohe pas kohe u dalin ne siperfaqe duke treguar “çehren” e vertete te zvarranikëve e bishave te pangopura! Kjo kategori e njerezimit dallohet per luften e pakompromis qe bejne per pasuri e pushtet! Kjo kategori e Energjithithësve dhe Gjakpirësve nuk e durojne barazine dhe konkurencen! Ne kushtet e demokracisë pluraliste, kjo kategori e Energjithithesve per te ardhur ne pushtet e vjedhin voten, naten i vrasin kundershtaret politik kurse diten u çojnē lule te varri! Sistem i cili me se shumti u pershtatet Energjithithësve eshte Monizmi absolut dhe marrja e pushtetit me dhunë. Shembull tipik i nje sistemi te tillë, ku nje grusht njerëzish Energjithithës e gjakpires krijuan sistemin e marrjes konstante te energjise dhe te infektimit te mijera njerezve tjere ne viset tjera shqiptare, ishte Shqiperia komuniste!
Shkenca ka zbuluar kete fenomen dhe ka kohe qe njerezimi eshte duke punuar ne bashkimin dhe ruajtjen e energjise pozitive, nga sistemet qe prodhojne dhunë e energji negative! Shembuj te shteteve me sisteme pozitive, jane shume shtete perendimore ku fatmiresisht jetojne miliona shpiptarë. Diaspora shqiptare qe jeton ne keto shtete ka arritur te marr dije, pervoje e energji pozitive, te cilen me dekada vazhdon ta dergoj ne Atdhe, por mjerisht shtetet tona, si Shqiperia ashtu edhe Kosova, jane bere si vrimat e zeza ku çdo gje qe hy zhduket e kurre me nuk duket! Atdheu i shqipeve eshte ne rrezik nga Energjithithesit dhe Gjakpiresit qe nuk jane mesuar te respektojne konkurencen legale te demokracise pluraliste! Kane infektuar me miliona njerez ne Shqiperi e qindra mijera ne Kosove e Maqedoni! Nje diaspore e bashkuar ne baza kombetare e njerzore, me dijen pervojen dhe kapitalin e madh qe ka, eshte shpresë e vetme e shpetimit te Atdheut nga Energjithithēsit dhe Gjakpiresit!