Disa data me rëndësi deri në fillimin e fushatës zgjedhore në Maqedoni

07.09.2016 10:37:42

Edhe pse fushata zgjedhore në Maqedoni ende nuk ka filluar, prapë se prapë, ngjashëm si në zgjedhjet e mëhershme, partitë politike e shkelin Ligjin zgjedhor.

Partitë vazhdimisht mbajnë takime me qytetarët, tribuna, konventa, edhe pse Ligji zgjedhor parasheh që fushata të fillojë 20 ditë para ditës së zgjedhjeve.

Deri më 21 nëntor, kur edhe fillon fushata zgjedhore në Maqedoni, duhet të respektohen këto afate:

-17 tetori – Radiodifuzioni, mediat e shtypura dhe ato elektronike janë të obliguara që të vërtetojnë çmimoren për reklamat e paguara politike të pjesëmarrësve në zgjedhje.

-27 tetori – KSHZ-ja duhet patjetër të shpallë listën zgjedhore për shqyrtim publik dhe do të zgjatë 20 ditë, deri më 16 nëntor.

-11 nëntori – KSHZ-ja duhet t’i publikojë përshkrimet e njësive zgjedhore.

-18 nëntori – KSHZ-ja duhet t’i publikojë listat e kandidatëve për deputetë në mediat e shtypura.