Disiplina “rrëzon” sulmuesin e Tiranës, e pëson keq Besa

18.04.2019 17:05:30

keq nga aktet e dhunës që ndodhën në takimin me Bylisin, që u mbyll para kohe. Komisioni i Disiplinës vendosi t’i japë fitoren në tavolinë Bylisit, ndërsa ekipi kavajas duhet të luajë 8 ndeshje pa tifozë.

Gjithashtu Disiplina rrëzoi edhe kërkesën e sulmuesit të Tiranës, Michael Ngoo, si të pabazuar në Kodin e Drejtësisë Sportive.

Vendimet e Disiplinës:

Lojtari i KF “Shënkolli”,Emirjon Mirdita, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e te KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
Lojtari i KF “Shënkolli”,Klaudjo Pjetrushi , për goditje ndaj zyrtarit të ekipit kundërshtar ,në bazë të Nenit 48/2e te KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Zyrtari i KF “Besa”, Emiljano Bizhdili, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8(tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Besa”, për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe hedhje te sendeve të forta në fushën e lojës duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes si dhe duke shkaktuar akte dhune, në bazë të Nenit 49/5 dhe 66/3/c të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zhvillimin e 8 (tetë) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.

Lojtari i KF “Pogradeci”, Anteo Osmanllari, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
Lojtari i KF “Tomorri”, Aldo Dervishi, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
KF “Turbina”, paralajmërohet se në rast përseritje të vonesave në fillimin e lojës do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.

Lojtari i KF “Skrapari”, Sajmir Gega, për sulm ndaj tifozëve, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.