“Djajtë e kuq” mposhtin Chelsean në kryederbin Anglez

16.04.2017 18:40:07

Manchester United ka triumfuar në derbin anglez të kësaj fundjave, duke mposhtur Chelsean, me rezultat 2-0, të dielën në ‘Old Trafford’..

Skuadra e Jose Mourinho është treguar ekip i fuqishëm në duel me lideren e tabelës, duke bërë një hap të madh në garën që dërgon në Kupat Evropiane.

Rashford (7’) e Herrera (49’) u përkujdesën për fitoren e Unitedit, e cila tani ngjitet në pozitën e pestë me 60 pikë, kurse, Chelsea mbetet në krye të tabelës me 75 pikë të grumbulluara.