Djali që u ngjit me litar në rrokaqiellin 58 katësh për ta takuar Trump (Video)

11.08.2016 08:35:56

Policia e New York-ut e ka arrestuar një burrë i cili tentoi të ngjitej në ndërtesën e Trump në Manhattan duke përdorë litar.

Policët e arrestuan atë pasi larguan një pjesë të xhamit të rrokaqiellit 58 katësh dhe e tërhoqën atë brenda. Në momentin e arrestimit burri tashmë ishte ngjitur në katin e 21-të.

Kjo ndërtesë është selia e fushatës presidenciale të kandidatit republikan për president, Donald Trump.

Pretendenti për të parin e SHBA-së, jeton në atë ndërtesë mirëpo në atë kohë nuk ishte në New York.

Policia kanë treguar se burri është një 20 vjeçar nga Virxhinia i cili dëshironte ta takonte Trump. Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se ai nuk kishte në plan që ta lëndonte dikë.