Donald Trump reagon ndaj babait të ushtarit mysliman

31.07.2016 09:42:18

Kandidati republikan për President në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i është përgjigjur kritikave të babait të një ushtari amerikan mysliman të vrarë në Irak.

Në një fjalim të pasionuar në Konventën Kombëtare Demokratike të javës së kaluar, Khizr Khan tha se Trump nuk kishte sakrifikuar asgjë për askënd në vendin e tij.

Kandidati i republikanëve për President të SHBA-së, Donald Trump tha se ai kishte bërë “shumë sakrifica”, duke krijuar vende pune.

Megjithatë ai tërhoqi edhe më shumë polemika duke u tallur gruan e zotit Khan, i cili kishte qëndruar në heshtje ndaj burrit të saj derisa ai fliste, përcjellë Klan Kosova.

“Nëse ju e keni shikuar gruan e tij, ajo ishte duke qëndruar atje” tha Trump, në një intervistë me This Week ABC.

“Ajo nuk kishte asgjë për të thënë … Ndoshta ajo nuk lejohej për të thënë diçka.”

Ghazala Khan gruaja e Khizr, tha të premten se ajo nuk fliste për shkak se ende nuk e kanë kapërcyer,  pikëllimin dhe nuk mund të shikonte fotografitë e të birit të saj pa qarë.

Ndërkaq Zëvendës-presidenti, kandidat demokrat Tim Kaine tha se vërejtjet e Donald Trump ishin të papërshtatshme, shkruan BBC