Donis Avdiaj realizon supergol në Bundesliga (Video)

20.12.2016 22:36:28

Donis Avjidaj realizon supergol në Bundesliga (Video) Supertalenti kosovar, Donis Avdiaj e ka shënuar golin e parë në Bundesliga. Vetëm 20 minuta lojë iu deshtën talentit nga Istogu për të shënuar gol për Schalken.

Avdiaj realizoi me një gjysëm voleji në fundin e ndeshjen në përballjen që Schalke e humbi nga Hamburg me rezultat 2-1. Përfaqësuesi i ardhshëm i Kosovës iu gëzua pa masë golit pasi që muajt e fundit kishte kaluar kohëra të vështira me lëndime.