Drejtësia e Serbisë aktivizohet pas kërkesës së Gjermanisë

02.08.2016 16:01:28
Ministri i Drejtësisë së Serbisë, Nikola Selakoviq, ka deklaruar se është i bindur që do të gjenden fajtorët që ndezën ambasadën e Gjermanisë gjatë tubimit në kundërshti të pavarësisë së Kosovës të mbajtur në Beograd.
“Jam i bindur se drejtësia në Serbisë do të arrijë të zbardhë të vërtetën lidhur me këto raste, çfarëdo qoftë ajo. Sundimi i ligjit është një prioritet i Qeverisë, gjë që tregojnë edhe hapja e kapitujve 23 për bisedimet me BE”, ka thënë Selakoviq për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Ky reagim i ministrit serb, ka ardhur pas kërkesës së Gjermanisë për ta sqaruar këtë incident të mbajtur gjatë tubimit “Kosova është Serbi” në vitin 2008, ku turma të serbëve ndezën disa ambasada të shteteve që përkrahen pavarësinë e Kosovës, ndër to edhe atë të Gjermanisë.