Dritëro Agolli në gjëndje jo të mirë shëndetësore. E bija: Do jepja jetën për ty

24.01.2017 14:47:36

Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli prej kohësh nuk është në gjëndje të mirë shëndetësore. Eshtë e bija e tij, Elona e cila konfirmon përmes një statusi në Facebook, se poeti ndodhet në “luftë me errësirën”.

”Babushi im më ndje; e di që ti në këtë orë lufton me errësirën , pasi ti e urren atë.Ti pret dritën . Unë jam me pjellën time tani , në një botë krejt ndryshe nga e jona , në një botë ku konsumohet e gëzohet; e ndërsa ti , i përhumbur mendon sesi do të jetë ajo botë e përtejme , ku mbizotëron errësira , ajo çka vështirë për ty si ateist , të mendohet e bukur dhe shpresëdhënëse.Ati im më ndje ; unë jam me Luelin e duhet të jem e gëzuar në sytë e tij , paçka se zemra pikon lotë, paçka se mendjen e kam tek ti .

Të dua shumë ati im . Nëse do të mund të dhurohej jeta , unë do ta jipja për ty ; nëse do të mund të transferohej gëzimi,unë do të bëja çmos të të lumturoja. Sot të bleva një shishe bojë e një pompë për stilografin tënd . Siç ma dhe porosinë para se të nisesha. Kur të kthehem , do të t’i tregoj dhe e di që do kënaqesh .

Do mbushësh penën tënde , që aq ka gërvishur letrën e aq vargje e radhë ka shkruar . Të dua shumë Ati im”, shkruan Elona e cila ndodhet këto ditë në Londër. E bija duket e lidhur shumë me Dritëro Agollin, pasi shpesh statuset dhe postimet e saj kanë të bëjnë me figurën e babait dhe krijmtarinë e tij.