Kryeministri Mustafa, ka marrë sot pjesë në lansimin e projektit elektronik “E-Kutia”,

24.01.2017 15:00:42

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë sot pjesë në lansimin e projektit elektronik “E-Kutia”, i cili do të shërbejë për matjen e opinionit të qytetarëve për shërbimet administrative që ofrohen nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për zhvillimin e projekteve të tilla, kryeministri Mustafa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve, gjë që do të kontribuojë jo vetëm në modernizimin e administratës publike, por edhe në adresimin e qartë dhe të qasshëm të nevojave të qytetarëve dhe të bizneseve ndaj shërbimeve që atyre ju ofrohen.
“Projekti synon që të mundësohet zvogëlimi i kohës së pritjes së qytetarëve për marrjen e shërbimeve, zvogëlimi i kostos së këtyre shërbimeve që iu ofrohen qytetarëve, përmirësimi i qasjes së zyrtarëve ndaj shërbimeve dhe komunikimit të tyre me qytetarët, shtimi i numrit të shërbimeve që ofrohen përmes internetit dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve administrative që ofrohen nga institucionet e Republikës së Kosovës”, tha kryeministri Mustafa.
“E-Kutia” është ndihmuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – UNDP.

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës