Drithëruese: Fëmija shpëton mrekullisht nga treni që po vinte në drejtim të tij (Video

04.08.2016 10:05:35

Dy oficerë rusë të sigurisë hekurudhore “rrëmbyen” një fëmijë të vogël nga një vdekje pothuajse e sigurt, duke e tërhequr atë larg nga hekurudha nëpër të cilën veçse treni kishte arritur.

Pamjet e shpëtimit të fëmijës, të kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e kërcimit të tyre heroik për të shpëtuar fëmijën, në një incident të ndodhur të shtunën në rajonin jugor të Rusisë, Krasnodar.

Siç edhe mund të shihet, fëmija duket të ketë ngrirë në vend, pasi sheh trenin që po vinte nëpër hekurudhën të cilën ai ishte – në drejtim të tij.

Duke folur për tabloidin rus LifeNews njëri nga shpëtuesit ka shpjeguar se incidenti ka ndodhur pranë një vendi të populluar, në të cilën pjesë ata shpesh shohin njerëz që kalojnë hekurudhat në mënyrë të paligjshme.