Duka: T’i themi jo krimit e korrupsionit, programi i PAA zhdukja e varfërisë

22.10.2016 11:32:00

Është mbajtur ditën e sotme Konventa VI e Partisë Agrare Ambientaliste, PAA. Në fjalën e tij me këtë rast kreu u PAA, Agron Duka falënderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre historik në ngritjen dhe zhvillimin e PAA duke nisur me ish-kreun e kësaj partie, Lufter Xhuveli.

Qëllimi i PPA dhe kësaj konvente sipas dukës është të ngrejë flamurin e gjelbër duke u distancuar nga politikat dhe praktikat e dështuara deri tani dhe larg egoizmave mikropolitike.

“Kontributi që japim mund të jetë modest, por kauza jonë është e madhe se e tillë është rëndësia që ka bujqësia, ambienti ku ne të gjithë meritojmë një jetë më të mirë. T’i themi jo varfërisë, krimit, korrupsionit dhe arrogancës, t’i themi po mirëqenies dhe zhvillimit të vendit tonë. Eliminimi i varfërisë, urbanizimi i rural, prodhime bujqësore të sigurta, zhvillim i qëndrueshëm bujqësor, turizëm rural dhe mjedis cilësor janë disa nga pikat e programit të PAA”, tha mes të tjerash Duka.