Durrës, aksident në hyrje të qytetit; makina përplas 50-vjeçaren

19.12.2016 15:45:52

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Durrësit. Burime nga policia bëjnë me dije se automjeti tip “Benz” ka përplasur një 50-vjeçare.

Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, kanë qenë kalimtarët që e kanë ndihmuar gruan për ta dërguar  me urgjencë në spital.

Ngjarja, e cila konfirmohet edhe nga polica, ka ndodhur në lagjen numër 17, në kohën që 50-vjeçarja po kalonte rrugën.