Durrës, sekuestrohen 200 kg kanabis në port, do transportohej drejt Italisë

11.12.2016 20:04:43

Policia ka sekuestruar një sasi prej 200 kg në portin e Durrësit mbrëmjen e sotme. Droga ishte fshehur në një karotrec që shërbente për transportin e automjeteve dhe kishte destinacion Italinë.

Raportohet se lënda narkotike e paketuar në 120 pako do transportohej drejt Italisë. Karotreci, i cili drejtohej nga një 58 vjeçar, do udhëtonte me tragetin e Ankonës.

Policia po ushtron kontrolle të imtësishme, ndërsa ka shoqëruar drejtuesin e karotrecit.