Dy aksidente në magjistralen Prishtinë-Pejë

01.08.2016 20:05:14

Dy aksidente kanë ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Korreticë të Drenasit. Ende nuk dihet për të lënduar, ndërkohë raportohet për dëme materiale.

Aksidenti i parë është bërë në mes dy veturave me targa lokale, ndërsa po në të njëjtën rrugë, pas 100 metrave ka ndodhur aksidenti i tjetër, ku si pasojë janë shkaktuar kolona të gjata të veturave. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti i tha KosovaPress-it se ende nuk ka ndonjë informacion lidhur me këto aksidente.