Dy fjale zemre….nga Adriatik Riza Dosti

02.12.2019 14:29:24
Dy fjale zemre….

Shqiptaret e mij te dashur …duke qendruar mes jush me shpirt, mendje e zemer ne keto dite kaq te veshtira per kombin e popullin tone…duke dhene edhe une si cdo shqiptar i ndershem e patriot kontributin tim modest per te demtuarit rende nga termeti …pa i rene gjoksit e pa bere kurfare buje, reklame e show….mediatik …dua t’ju them dy fjale shpirti e zemre bashke…

…Shqiperia behet e rindertohet nga e para qe c’ke me te… madje edhe me e bukur sec ishte…mjafton qe ne te dijme tashme saktesisht se nga e kemi dhe nga na vjen e keqja me e madhe…dhe pse u katandisem keshtu…

Mjafton te ngreme koken lart …ti japim vetes shprese, besim e kurajo…e te mos lejojme kerkend te na shkele me kembe si deri me sot…

Mjafton qe te qendrojme prane njeri tjetrit me zemer e jo me llafe…dhe ta konsiderojme hallin, humbjen e fatkeqesine e tjetrit njesoj si tonen…e ti gjindemi njeri tjetrit me c’te mundemi si kurre me pare…

Mjafton te qendrojme sa me larg politikes e tu kthejme shpinen njehere e mire politikaneve tane antinjerezore, antishqiptare, zullumqare e shkaktaret kryesore te gjithe kesaj c’ka ndodhi…

Mjafton qe ta duam kurdohere Shqiperine shume here me teper e mbi Partine…e ta duam familjen me shume se sa Liderin…

Mjafton te mos besojme me kurre tek dokrrat, perrallat, show, genjeshtrat, premtimet boshe e mashtrimet e radhes se njeriut me te pa pergjegjeshem te kombit tone deri me sot Rames qe fatkeqesisht ende e kemi ne krye te shtetit e qeverise sone …dhe harram na qofte qe ende se kemi shporrur dot akoma…

Mjafton te kerkojme forcerisht qe shkaktaret e fajtoret qe moren dhjetera jete shqiptaresh te pa fajshem se pari te demshperblejne materialisht gjithcka…duke ju bllokuar asetet e llogarite e tyre bankare, bizneset e pasurite e cfaredo lloj forme qe zoterojne ..dhe te detyrohen ligjerisht te rindertojne gjithcka nga e para dhe me siguri sizmike e konform te gjitha rregullave e normave teknike te ndertimit …me garanci te plote inxhinierike ..kombetare e nderkombetare….

Pas kesaj po keta persona…inxhiniere, arkitekte, projektues, ndertues, zbatues projektesh , urbaniste, kryetare bashkish e leje dhenes lejesh ndertimi , hipotekues, rregullues territori,etj sipas shkalles se fajesise duke gjykuar qe moren jete te pa fajeshme njerezore te procedohen e te denohen penalisht sipas legjislacionit shqiptar por edhe atij nderkombetar…ne menyre qe te behen shembull qe tragjedi te tilla njerezore te mos ndodhin me kurre ne Shqiperi…

Por kjo nuk behet as duke pare e duke lejuar Ramen si deri tani te tallet me ne te na fyeje, poshteroje e denigroje si komb e si popull edhe keto dite qameti te fatkeqesise sone te rende kombetare ..e te na tunde Tepsite e Tehspijet arabo-turke perpara fytyres sone…..e as duke pare e duke duartrokitur kot me se koti nje Opozite te tille sa naive aq edhe te pa fuqishme per ti dale zot kombit e popullit te vet…

Nuk behet duke u ”prekur” nga lotet e Krokodilit qe leshojne para kamerave Rama, Olta, Bracja, Elisa, Taua..e co… e as duke besuar e shpresuar ne brockullat bajate te tyre qe nxjerrin nga goja me porosi e urdher te Shefit te tyre te Madh….alias fajtorit kryesor te tragjedise sone te madhe te sotme kombetare,,,,

Nuk behet as duke i quajtur nje pale shqiptare e nje pale tjeter kosovare…jemi NJE e vellezer te te njejtit gjak qe duhet te jemi prane njeri tjetrit sot, mot e perjetesisht…e keshtu duhet te jemi derisa te shuhemi krejt si Komb mbi kete Dhe… ose derisa te mbijetojme me dinjitetin kombetar qe na takon…krahas kombeve e popujve me te zhvilluar e me te perparuar te europes e te botes…sepse historia jone e shkuar e tille eshte…dinjitoze…

Nuk behet as duke pare Elvis Nacin, Arber Hajdarin
apo Marin Memen ne krah te Edvinit …duke i ngaterruar edhe me shume hesapet se sa duke i rregulluar…e duke i perzjere bashke Fene me politiken apo gazetarine me qeverine… biznesin e donacionet me bandat e Edvinit…e duke i zhgenjyer njerezit sa me s’ka…e duke ju a venitur edhe ate pak besim e shprese qe kane tek dikushi….

Nuk behet as duke shpresuar e duke ju lutur zotit he se po na ndihmon Erdogani…he se do na japin ndonje euro a dollare edhe arabet … he se do na ndihmojne Amerika e Gjermania…he sa dhuroi goxha para Pacolli, Dua Lipa, Rita Ora, Generi 2 , Kastrati, Sajmir Mane , Ulaj……shqiptaret kudo neper bote….etj etj…

Nuk behet as kaq turperisht duke abuzuar kaq poshtersisht me ndihmat e ardhura me kete rast e duke shitur ne tregun e zi ushqimet e batanijet qe te pa ngrenet e te pa strehet mezi i presin e kane aq shume nevoje momentalisht per to…

Nuk behet as duke mbajtur syte nga Qielli e duke ju lutur Zotit te mbaje doren e as duke ikur nga syte -kembet nga Shqiperia..e duke ja lene Atdheun tone Rames e bandave politike antishqiptare….sikurse nuk behet dot kurre duke ndenjur kafeneve apo duke i mbajtur duart tek Koqet…

Shqiperia ka me mijera njerez te mencur, te ditur, intelektuale, zanatcinj, ndertues, ekonomiste, ushtarake, doctore, inxhiniere, shkencetare, petagoge, artiste e sportiste me fame nderkombetare , donatore fisnike e me zemer te madhe humane ..ka nje brez te ri qe ne shumice tashme eshte i shkolluar per se mbari brenda e jashte vendit…ka forca e potencial te gjitheanshem intelektual e njerezor qe te marre ne dore fatet e Kombit e te popullit te vet…. te cilet mund te japin shembullin e tyre personal te paret por edhe mund te sensibilizojne boten mbare si askush tjeter…dhe te mos u a lene kete gje ne dore politikes e politikaneve tane bastarde e monstra, grabitqare, vrases e hajdute…

Shqiperia sot ka nevoje qe sot te gjithe ne te behemi bashke ne emer te dashurise se saj …e ta rindertojme Atdheun tone per te sotmen tone por me se shumti per te nesermen e femijeve, niperve e mbesave tona ..ne menyre qe neser edhe ata te kene ne zemrat e shpirtrat e tyre te njejten dashuri per Atdheun sikurse Prinderit e Gjysherit e tyre….ndryshe neser…ata do na shajne e na mallkojne teper rende se …i lame poshtersisht pa Atdhe …

Ndryshe nga varret e te pareve tane do te na ndjeke frikshem mallkimi i pa besise e i burracakerise….
Ndryshe historia shekullore e kombit tone fisnik do te na listoje perjetesisht ne faqen me te zeze te arkivit te saj….

Partia ime eshte Shqiperia thoshte atdhetari e nacionalisti yne i flakte Mit’hat bej Frasheri…dhe shtonte se….kur shqiptaret te kene fituar cdo lloj beteje mes tyre atehere nuk ka zot ne bote qe ti ndale per te fituar cdo lloj beteje ndaj kujtdo e kushdo qofte ai…

Se zoti vete e tha me goje
…se kombe shuhen permbi Dhe…
Por Shqiperia do te rroje