Dyshohet se e rrahën me sëpatë, ushtarakët e FSK-së gjejnë trupin e pajetë të personit të humbur në Bjeshkët e Rugovës

28.04.2019 20:27:52

Me vendim të ministrit të Mbrojtjes, Rrustem Berisha, dhe sipas urdhrit të komandantit Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama, një ekipi i Kërkim-Shpëtimit i FSK-së u angazhua në operacion kërkimi për një person të zhdukur në bjeshkët e Rugovës në Komunën e Pejës.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, ekipi profesional i FSK-së prej 12 pjesëtarëve, pas një operacioni të gjerë kërkimi, në një terren të vështirë ka arritur të gjej trupin e pajetë të personit të shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, me inicialet M.N. i moshës 50 vjeçare nga fshati Shtupeq i Madh i Pejës.