E bujshme, Jovic refuzon Barcelonën!

11.04.2019 14:45:26

Luka Jovic nuk do të transferohet te Barcelona në merkaton e kësaj vere. Edhe pse është dëshira e parë e blaugranave për të forcuar sulmin, pasi talenti serb shikohet si pasuesi ideal i Luis Suarez, në një intervistë babai i futbollistit ka nënvizuar djali i tij do t’i thotë jo Barçës.

Në një intervistë pak orë para ndeshjes ndaj Benficas në Europa League, babai i Jovic ka theksuar se i biri i tij është i lumtur te Frankfurti dhe dëshiron të rritet akoma më shumë si futbollist te kjo skuadër, duke nënvizuar se edhe sezonin e ardhshëm do të qëndrojë te formacioni i drejtuar nga Adi Hutter për të luajtur në Champions League me Frankfurtin.

21-vjeçari nuk kërkohet vetëm nga Barcelona por edhe nga shumë klube të tjera të mëdha, megjithatë sipas babait të lojtarit e ardhmja e Jovic do të vazhdojë të jetë në Gjermani. “ Luka ka marrë shumë oferta, madje edhe nga Barcelona, por nuk është i interesuar. Ai nuk e di nëse do të jetë një titullar te Barça dhe për këtë arsye dëshiron të kualifikohet në Champions League dhe të qëndrojë te Eintracht”, deklaroi babai i Jovic.