E mbijetuara e Holokaustit vdes gjatë vizitës në Auschwitz (Video)

07.07.2019 15:11:24

Eva Mozes Kor një prej të mbijetuarave më të njohura të kampit të Aushwitzit vdiq në Poloni gjatë vizitës në vendin e martirizimit të mijëra hebrenjve.

E lindur në Rumani, e cila krijoi Muzeun e Qirinjve në Indiana të SHBA-së (Children of Auschwitz Nazi Deadly Lab Experiments Survivors) duke i përkushtuar tërë jetën e saj informimit të njerëzve lidhur me Holokaustin ndërroi jetë në moshën 85 vjeç.

“Falni edhe armiqtë tuaj më të këqij. I shpëtova Gjermanisë naziste. Shpresoj që SHBA-të të mos i kthejnë shpinën refugjatëve. Kur i fala ata [nazistët] u ndjeva e çliruar nga Aushwitzit dhe gjithë tragjedia që kisha përjetuar”, ishte mesazhi i saj gjatë vizitës së saj të fundit në Muzeun e Auschwitz, përmes një videoje të postuar në Youtube.

Sipas saj, beteja kundër paragjykimeve raciale, të cilat mund të çojë në gjenocid është po aq e thjeshtë sa “trajtimi me respekt i njëri-tjetrit.

“Nuk nevojiten ligje apo qeveri të mëdha për këtë”, shton më tej ajo.

Eva së bashku me motrën e saj binjake, Miriami, ishte 10 vjeç kur arritën t’u mbijetojnë injeksioneve vdekjeprurëse të bëra në mënyrë rutinore në fëmijët nga mjeku nazist Josef Mengele.

Ai perfomoi një eksperiment vdekjeprurës njerëzor ndaj të burgosurve dhe ishte anëtarë i skuadrës së doktorëve që zgjodhën viktima për t’u vrarë në dhomën e gazit. Ajo kujton se ndonjëherë kur kishte një temperaturë të lartë i shfaqej fytyra e Mengele duke “qeshur me sarkazëm”.