E vetmja mënyrë që Serbia të futet në Kosovë është destabilizimi i saj dhe konflikti ndëretnik

18.01.2017 13:17:55

Nga Rexhep Kastrati

Deklarata e Tomisllav Nikoliqit, se nëse virtet një serb do ta çojmë ushtrinë në Kosovë, mund të jetë dukur një deklaratë që lufte, por në të vërtetë ka brenda saj të vërtetën e plotë për mënyrën dhe rrethanat e futjes së Serbisë në Kosovë. Dhe rrethanat që mundësojnë futjen e Serbisë në Kosovë, edhe sipas Tomisllav Nikoliqit janë rrethana të vrasjes së ndonjë serbi, e që do të ishte fillim i një konflikti ndërtetnik. Në të kundërtën, Serbia nuk mund të kryejë agresion ndaj Kosovës pavarësisht nivelit të retorikës agresive që e shfaqin zyrtarë serbë qofshin të shtetit, apo edhe të Kishës. Kosova, edhe pse nuk ka ushtri të veten, është KFOR-i ushtria më  fuqishme në botë që garanton sigurinë e Kosovës nga ndonjë agresion i jashtëm. Dhe kjo ka bërë që edhe popi shovenist serb Irinej, i cili jo më vonë se vitin e kaluar çirrej për ta marrë Kosovën edhe me ushtri, tash thotë: Mos e dhashtë Zoti me e çu ushtrinë në Kosovë! Sigurisht, një Qeveri e përgjegjshme dhe që u qëndron mbrapa veprimeve të institucioneve të sigurisë dhe përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore, është në pozitë që t’ia japë përgjigjen e merituar në çdo kohë Serbisë dhe kështu t’ia tregojë kufirin te thana, si thotë populli, prandaj edhe turpi që pësoi Serbia me rastin e trenit, ua ka kthjellë pak sytë që të shohin realitetin me qartë. Prandaj, nga një retorikë e fortë luftënitëse, kanë filluar të shfaqin retorikë më të moderuar dhe më paqësore. Dhe ky është mesazhi që duhet të kuptojnë shqiptarët: Qeveri e përgjegjshme, institucione funksionale dhe stabiliteti politik, ekonomik e social, ia ndalin turrin Serbisë. Por pikërisht pse është kështu, Serbia ka qenë dhe vazhdon të jetë e interesuar që në Kosovë të rrëzohet kjo Qeveri, në mënyrë që të destabilizohet vendi, të ketë konflikt ndëretnik dhe të nxirren shqiptarët nga sistemi dhe institucionet. Dhe ky është mesazhi tjetër, apo konkluzioni tjetër që mund të nxirret për gjithë angazhimet kundërshtetërore të dy viteve të fundit, dhe ky ka qenë dhe vazhdon të jetë qëllimi kryesor i Serbisë: me retorika agresive, me provokime të vazhdueshme dhe me nxitje të angazhimeve agresive, të dhunshme, tribale, anarkiste dhe me elemente terroriste, të rrëzojë Qeverinë, të destabilizojë Kosovën dhe të krijojë konflikt ndëretnik. Dhe ky është konteksti që Serbisë ia hap rrugën për të zbatuar skenarin ukrainas për aneksimin e veriut të Kosovës. Edhe provokimi i Jabllanoviqit, edhe provokimet e Gjuriqit, edhe provokimet e Drecunit, edhe provokimet e Vuçiqit, edhe provokimet e Nikoloqit dhe të gjitha provokimet e bëra qoftë nga zyrtarë shtetërorë apo kishtarë serbë, si dhe nga përfaqësues të serbëve lokalë në Kosovë, janë bërë dhe po bëhen për këtë qëllim, pra që të shtyjë rekrutët shqiptarë të agjenturave serbe dhe kryesisht kundërshqiptare, si dhe strukturat mafiozo-politike që kontrollojnë linjën e Tiranës/Kretës dhe atë udbasho-jugosllavokomuniste, që të zhvillojnë edhe luftë speciale kundër institucioneve shtetërore të Kosovës, edhe të kryejnë angazhime anarkiste për përmbysjen e tyre, në mënyrë që shqiparët të rikthehen në nivel të angazhimeve tribale, parapolitike dhe anarkiste. Së këndejmi, edhe zbutja e retorikës serbe, sa është pasojë e goditjes që ka marr nga dështimi me trenin, aq është edhe një intermeco para një furtune të re angazhimesh retorike dhe praktike kundër Kosovës, sepse në popull thuhet: “uji fle, po hasmi nuk fle!”. Pra, Serbia nuk është dorëzuar dhe nuk ka heqë dorë nga synimet aneksuese ndaj Kosovës. Serbia pret vazhdimin e polemikave agresive brenda Kosovës, në krye të të cilës sërish do të jetë sekta okulte e Albinit dhe në përgjithësi linja e Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste. Në këtë kontekst, duhet vënë re se bashkë me zbutjen e retorikës serbe, është bërë edhe zbutja e retorikës së Hashim Thaçit në radhë të parë, por edhe e dy linjave të lartpërmendura, të cilat më shumë kanë qenë të përgatitura për një furtunë të fortë kundër Qeverisë, e cila u reduktua në nervozën e Batonit dhe një mutacioni mutativ të një emisioni të një sharlatani dhe destruktivi medietik në Tiranë. Në këtë kuptim, shqiptarët duhet të përgatiten për një valë të re sulmesh agresive politike kundër institucioneve të shtetit të Kosovës, në radhë të parë kundër Qeverisë, e pastaj rikthimin e retrikës agresive serbe kundër Kosovës. Mirëpo, tashmë pas rastit të trenit, shqiptarët duhet ta kenë të qartë: 1. Serbia nuk mund të hyjë në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë tjetër në Kosovë, pos vetëm në rrethana të pasigurisë dhe destabilititetit politiko-institucional të Kosovës; 2. Qëllimi i gjithë angazhimeve politike, medietike dhe të tjera të sektës okulte të Albinit dhe dy linjave: të Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste, pra edhe të korpusit medietik dhe portaleve, për të bllokuar institucionet, për të nxitur përçarje politike, për të nxitur urrejtje ndaj institucioneve shtetërore, është që t’i krijojë Serbisë pretekste për të hyrë në Kosovë, përkatësisht për të realzuar skenarë ukrainas.