Edhe britanikët në panik, zbrazin supermarketet nga frika e koronavirusit

13.03.2020 23:14:00

Britanikët janë të shqetësuar se mos sëmundja e koronavirusit përhapet edhe më shumë në të gjithë territorin, duke paralizuar gjithçka, e duke ia vështirësuar jetën qytetarëve.

Ata janë dyndur nëpër supermarkete dhe kanë mbushur karrocat duke zbrazur raftet, për t’u furnizuar me ushqimet bazike.

Frika është shtuar në ishull, pas deklaratës së kryeministrit se “shume njerëz do të humbin të dashurit e tyre nga kjo pandemi”.

Ndërsa nga një llogaritje e bërë, në rastin më të keq, do të humbi jetën në vend 100 mijë persona.

Numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 800, ndërsa i vdekjeve 11.