Edhe Veseli reagon ndaj vrasjes së 7 vjeçarit nga Kosova në Zvicër

22.03.2019 15:39:37

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar për vrasjen e 7-vjeçarit kosovar, i cili u vra të enjten, në Basel të Zvicrës.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se i riu u vra mizorisht në shtetin zviceran.

“Bashkëndjej me dhimbjen e familjes dhe të afërmve të Mërgimit, fëmijës shtatëvjeçar nga Kosova, që mizorisht u vra në Zvicër. Lutjet tona janë për ta”, ka shkruar kryeparlamentari, Kadri Veseli.