Edi Rama, a duhej patjetër ta citoje Ivo Andriqin?

14.10.2016 18:43:27

Nga Rexhep Kastrati

Edi Rama në Nish citoi Andriqin, njeriun i cili më 1939 kishte hartuar një Projekt për zhdukjen e shqiptarëve. Ky ishte një nga projektet shoveniste dhe gjenocidale më të plota kundër shqiptarëve, krahas Memorandimit të Vaso Çubrilloviqit. Në këtë Prjojekt, Ivo Andriq në detaje përshkruan mënyrat për shfarosjen e shqiptarëve, dhe janë mënyra kriminale, gjenocidale dhe kundërnjerëzore. Prandaj. në histrorinë e popullit shqiptar, Ivo Andriq është i njohur si shovenist dhe hegjemoniste serb, sikurse Grashanini, Çubriloviqi dhe shumë të tjerë rë shekullit XIX dhe XX. Në këtë kuptim, citimi i Andriqit nga ana e Edi Ramës është fyes për shqiptarët, sidomos për shqiptarët e Kosovës. Pse e ka bërë Edi Rama këtë? Nga injoranca, pra se nuk e ka ditur, apo më keq akoma,  e ka ditur dhe e ka cituar megjithatë? Nëse është aq injorant sa të mos e dijë, atëherë çfarë kryeminstri është? Nëse e ka ditur dhe megjthatë e ka cituar, atëherë çfarë mesazhi ka dashur t’u përcjellë shqiptarëve, por edhe vetë serbëve? Si autor i katër librave dhe si autor i qindra e qindra teskteve publicitike, eseistike e të llojeve të tjera të shkrimësisë, nuk do ta paragjykoja, as nuk do ta keqkuptoja sikur Edi Rama të citonte ndonjë shkrimtar tjetër serb që nuk ka qenë i përfshirë në hartimin dhe zbatimin e strategjive gjenocidale ndaj shqiptarëve, por të citohet pikërisht Ivo Andriq vërtet është e tepërt. Aq më tepër kur ky Edi Rama po digjet, po i del flaka që të bëhet kryeminstri i të gjithë shqiptarëve dhe të marrë një rol tepër paternalist në raport me Kosovën dhe me shqiptraët jashtë shtetit shqiptar. Natyrisht se nuk jam në gjendje të di arsyen reale se përse Edi Rama e ka cituar Andriqin, por i realizuar pas një shfaqje të paraqitur dje në Beograd, dhe pas zërave për mundësinë e ndërmjetësimit të tij për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, zëra që vinin nga Serbia, gjithsesi mund të jetë një dalldisje, ose një thellim i servilosjes së tij ndaj serbëve. Kur t’i shtohet këtij fakti se serbëve ua kujton dyvjetorin e dronit, i cil nga vetë ish-drejtuesi i Federatës së Futbollit të Serbisë, Karaxhiq, është bërë me dijen e Beogradit, atëherë kjo është edhe më shqetësues, dhe mund të merret si vazhdimësi e intrigave të filluara atëherë apo më herët.