Edi Rama takon Johannes Hahn: Javë vendimtare për zbatimin e Vettingut

20.03.2018 10:54:57

Kryeministri i vendit Edi Rama i cili ndodhet në Bruksel, ka zhvilluar një takim me Komisionerin Johannes Hahn. Ka qenë vetë Rama, i cili përmes një postimi në faqen e vet në Facebook pasqyron takimin që sipas tij vjen në vigjilje të të Raportit të Komisionit Europian të 17 prillit, “ku presim rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE”.

“Një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit tē qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut – që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë”, shkruan Rama