Edita Tahiri s’ka asnjë dilemë: Serbia do ta njohë Kosovën

09.01.2017 14:05:33
Minstrja për Dialog Edita Tahiri shprehet e bindur se Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe këtë sipas saj shteti serb do ta bëjë këtë, jo sepse e dëshiron, por sepse do të detyrohet nëse e ka synim integrimin në BE. Madje siç thekson ajo, sa më shumë që Serbia flet kundër Kosovës, aq më afër është njohjes së Kosovës. Në një intervistë për lajmi.net, Tahiri flet për ta arriturat që janë bërë në procesin e dialogut. Ndërsa insiston se muri në veri të Mitrovicës do të hiqet.

Intervista e plotë nga lajmi.net:

Lajmi.net: Znj: Tahiri, viti 2016 ka qenë shumë sfidues në sferën politike. Konsideroni se viti që shkoi ka qenë produktiv sa i përket bisedimeve Prishtinë-Beograd dhe cilat janë pritshmëritë tuaja për vitin 2017?

Tahiri: Dialogu i Brukselit ka kontribuar në mënyre substanciale për ardhmërinë euro-atlantike të Kosovës, për forcimin e shtetit dhe shtrierjen e sovranitetit në veri të vendit. Dialogui Brukselit gjatë këtij viti kanë kontribuar dukshëm në realizimin e objektivave strategjike Qeverisë për forcimin e shtetit brenda dhe jashtë vendit. Në planin e brendshëm, dialogu i Brukselit ka kontribuar për forcimin e shtetit, Kosova ka shtrirë dhe konsoliduar më tej sovranitetit shtetëror në veri të vendit. Me këtë rast dëshiroj të veçoj tre arritjet kryesore të këtij viti. Kosova është bërë me kodin shtetëror telefonik 383, për herë të parë në historinë e saj, të cilën ia ndau ITU, dhepër të cilin aplikoi Austria, e gjithë kjo si rezultat i Marrëveshjes së Brukselit për telekomin. Kosova fitoi pavarësinë ndërkombëtare në fushën e telekomit dhe  identitetin shtetor në këtë fushë. Arritja e dytë madhore është se kemi vendosur institucionet qendrore në veri të vendit ku mbi njëzetë ministri dhe agjenci kanë filluar punën në Mitrovicën veriore me 28 dhjetor 2016, që është fakt juridik për shtrierjen e sovranitetit shtetërore në veri të vendit. Dhe arritja e tretë është heqja e barrikadës mbi lumin Ibër në gusht të këtij viti si rezultat i marrëveshjes së gushtit 2015.

Po ashtu dialogu ka ndihmuar në përmirësimin e përgjithshëm të jetës së qytetarëve në shumë plane, sundimit të ligjit, lëvizjes së lirë planin socio-ekonomik dhe në veçanti përmirësimin e stabilitetit politik, sigurisë, të marrëdhënieve ndëretnike dhe integrimit të komunitetit serb në pjesën veriore e vendit. Në planin e jashtëm, dialogu i Brukselit ka kontribuar për forcimin e pozicionit ndërkombëtar dhe avancimin e agjendës euro-atlantike.

Ka edhe rezultate tjera, Kosova po vendos institucionet qendrore në komunat veriore që ka filluar këtë muaj, ka hapur zyrat e ARC-së për pajisje me dokumentet e shtetësisë dhe së shpejti hapen zyrat e gjendjes civile. Kosova ka shuar të ashtuquajturën “mbrojtje civile” në janar të këtij viti ndërsa gjykatat paralele dhe policinë paralele në 2013. Kosova përfundimisht vendos sistemin unitar të drejtësisë në veri të vendit në janar 2017. Me marrëveshjen e IBM, Kosova ka vendosur kufirin ndërshtetëror me Serbinë në 2012, ndërsa gjatë këtij viti kemi finalizuar projektet për ndërtesat e përhershme në tri vendkalime kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, ku vendi jonë është palë mikpritëse, ndërtimi i të cilave fillon në janar, me financimin nga BE-ja.

Në pritje është edhe marrëveshja për Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, e arritur më 25 gusht 2015, në përputhje me Ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës. Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë nivel i tretë i qeverisjes në Kosovë. Statuti i Asociacionit do të jetë në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 26 dhjetor 2016. Ky proces do shkojë paralelisht me heqjen e strukturave të mbetura paralele të Serbisë në Kosovë, për të cilat në Bruksel do të filloj punën grupi trepalësh.

Një e arritur tjetër e rëndësishme e dialogut është se Bashkimi Evropian ka kushtëzuar Serbinë në rrugën e integrimit evropian me kapitullin 35 ku nga Serbia kërkohet që të normalizoj marrëdhëniet fqinjësore me Kosovën përmes një marrëveshje ligjërisht të obligueshme dhe të zbatoj marrëveshjet e arritura. Një kushtëzim i tillë ka ardhur si rezultat i raporteve të besueshme zyrtare që Ministria e Dialogut ia ka paraqitur Bashkimi Evropian rregullisht që nga fillimi i dialogut më 2011, ku në hollësi ka njoftuar mbi gjendjen në zbatimin e marrëveshjeve dhe mos përmbushjen e obligimeve zbatuese nga ana e Serbisë.

Vlen të theksohet se procesi i dialogut është përballur me sfida  të shumta si pasojë e qëndrimeve obstruksioniste të palës serbe. Fenomeni më shqetësues është dualizmi i Serbisë në zbatim që do të thotë se në njërën anë ajo zbaton marrëveshjet dhe në anën tjetër vazhdon të mbështesë strukturat e saj paralele në Kosovë, përfshirë edhe përpjekjet për destabilizim, siç është rasti i murit ilegal në Mitrovicë i shfaqur këtyre ditëve, në shkelje të Marrëveshjes së Brukselit.

Dialogu i Brukselit kakontribuar për avancimin e rrugës së Kosovës për integrimin evropian. Kosova nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) me BE-në këtë vit, dhe realizoi dialogun e parë zyrtar me BE-në. Kjo ishte një arritje historike për Kosovën, si proces që filloi më 2011, vetëm pasi Kosova u angazhua në dialogun e Brukselit. Kosova sivjet vendosi lidhje zyrtare me NATO-në, që është dëshmi se shteti jonë vlerësohet si partnere serioze nga bashkësia ndërkombëtare. Po ashtu, Kosova mori kodin telefonik shtetëror ndërkombëtar nga ITU më 15 dhjetor të këtij viti, për të cilën aplikoi Austria, duke forcuar kështu shtetësinë e vet dhe pavarësinë ndërkombëtare në fushën e telekomit. Rëndësia ndërkombëtare lidhet edhe me faktin se për herë të parë një organizatë e OKB-së është në bashkëpunim zyrtar me shtetin tonë që shënon një fillim të ri në raportet zyrtare me OKB-në.

Lajmi.net: Ka pasur vlerësime se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka degraduar dhe se duhet të ndërpritet. Si i komentoni këto dhe a ka ndonjë afat të caktuar se deri kur duhet të vazhdojë ky dialog?

Tahiri: Dialogu i Brukselit ka dhënë shumë rezultate për forcimin e shtetit tonë si brenda ashtu edhe në planin ndërkombëtar. Kosova tani konsiderohet si një shtet që ka vizion të dëshmuar euro-atlantik sepse po punon për paqe dhe stabilitet në rajon dhe Evropë, dhe kjo çmohet shumë nga bashkësia ndërkombëtare sidomos në këtë kohë kur bota po ballafaqohet me sfida të shumta në planin e sigurisë ndërkombëtare. Vet angazhimi serioz i Kosovës në Dialogun i Brukselit si një proces ndërkombëtar për vendosjen e paqes dhe fqinjësisë së mirë mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, ka krijuar një argument të fuqishëm në këtë drejtim. Madje edhe pesë vendet mosnjëhëse të BE-së kanë mbështetur Kosovën dhe kanë votuar pro Kosovës për integrimin euro-talantik, për Marrëveshjen stabilizim asocim me BE-në, për llidhjetzyratre me NATO-n, për kodin telefonik dhe anëtarësime të shumta të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Mirëpo, ndërtimi i marrëdhënieve paqësore me një shtet që ka bërë gjenocide ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, nuk është as i lehtë as i shpejtë. Në fakt është një proces shumë i rëndë dhe vet negociatat janë shumë të rënda, por ka pasur shumë rezultate përmbajtjesore, që nga vendosja e kufirit ndërshtetëror me Serbinë me marrëveshjen e IBM deri të shuarja e strukturave paraleleve në shumë fusha ku janë arritur marrëveshje. Zakonisht proceset proceset e këtillë nuk shihen dhe pranohen menjëherë nga opinioni publik, por të jeni të bindur se dialogu po jep rezultate historike që do të shihen dhe vlerësohen më mirë në të ardhmen. Politikanja britanike Thatcher, ka thënë se vendimet vështira nuk kuptohen drejtë nga populli, por ato vlerësohen më vonë si të drejta dhe në interes të shtetit dhe qytetarëve. Edhe unë pres këtë të ndodh, dhe deri atëherë detyra jonë si Qeveri është të punojmë, dhe ta finalizojmë integrimin e veriut ku dukshëm mendësia politike e serbëve të Kosovës po ndrszhon drejt integrimit në sistemin e shtetit të  Kosovës. Ky dialog ka qenë produktiv edhe duke i falënderuar rolit të partnerëve ndërkombëtar, ku roli i BE-së si ndërmjetësuese, i  SHBA-ve si mbështetëse e fuqishme pastaj Gjermanisë e vendeve tjera ka ndihmuar për sukseset e arritura. Roli i tyre sidomos ka qenë i rëndësishëm në kuptimin e presioneve ndaj Serbisë për ti zbatuar marrëveshjet.

Lajmi.net: Keni thënë që formati i këtij dialogu duhet të ndryshojë. Cila është qasja që konsideroni se tash i duhet ndryshe këtij dialogu?

Tahiri: Dialogu është duke hyrë në fazën përmbyllëse dhe prandaj formati duhet të jetë gjithëpërfshirës si për nga temat ashtu edhe përfaqësimi jonë. Faza e fundit do të trajtojë temat përmbyllëse, njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve, demarkacionin e kufirit, kompensimin e dëmeve të luftës, çështja e pagjeturëve e shumë të tjera, ndarjen e pasurisë që na ka takuar nga ish Jugosllavia, një e teta i takon Kosovës, si njësi federale e ish-Jugoslavisë.

Lajmi.net: Mendoni që bisedimet në mes palës kosovare dhe asaj serbe do të përfundojnë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, pavarësisht se këta të fundit vazhdimisht shprehen se një gjë e tillë nuk do të ndodh kurrë?

Tahiri: Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, jo pse e dëshiron por sepse do të detyrohet nëse ka përnjëmend . Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës para hyrjes në BE sepse duhet të plotësoj kushtin e fqinjësisë së mirë. Sa më shumë që Serbia flet kundër kësaj, dijeni se aq më afër është njohjes së Kosovës.

Lajmi.net: Themelimi i Asociacionit me shumicë serbe është thënë se do të formohet pasi Kosova ta marr kodin. Tash që Kosova e ka këtë kod, cili është hapi i radhës, pasi serbët kanë kërcënuar  se themelimin e tij do ta bëjnë vet nëse këtë nuk e bën pala kosovare?

Tahiri: Është me rëndësi që ky asociacion i ka vijat e kuqe, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, nuk do jetë nivel i tretë i qeverisjes por do të jetë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe vendimin e Gjykatës kushtetuese të vitit 2015. Kur Serbia obstruksionet, muret e bombat, i shuan strukturat paralele, do të filloj zbatimi i marrëveshjes për asociacionin.

Lajmi.net: Ju thoni se muri në Veri nuk ishte pjesë e marrëveshjes megjithatë ai është ndërtuar. Çfarë pritet të ndodhë nëse serbët e veriut nuk lejojnë rrëzimin e tij?

Tahiri: Ky është mur ilegal dhe nuk ka qenë pjesë e asnjë marrëveshje në Bruksel. Ky mur do të hiqet sipas ligjit të Kosovës. Verëm lëvizja e lirë dhe vlerat demokratike janë ato që i mbështet kushtetuta jone dhe ligjet tona dhe këto janë vlera të përbashkëta euroatlantike./Lajmi.net/