Ekstremizmi fetar, kundërperëdimorizmi dhe kundërhebraizmi, elemente të strategjive kundërshqiptare

18.09.2017 19:16:50

Nga Rexhep Kastrati

Një nga tezat themelore të qarqeve pansllaviste, pra edhe serbe dhe e aleatëve të saj, ka qenë rreziku që gjoja i vinte Evropës së krishterë nga muslimanët, e ku futeshin në radhë të parë shqiptarët e besimit islam. Me këtë tezë, qarqet e tilla i kanë bërë shumë dëm shqiptarëve edhe në aspektin njerëzor, edhe në atë territorial.

Gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, lëvizja liri, pavarësi, demokraci, në krye me presidnetin Rugova, veç tjerave, kishte arritur që të rrëzonte këtë tezë kundërshqiptare, pasi që i ripozicioni shqiptarët në kontekstin gjeopolitik e gjeostrategjik euro-atlantik, si dhe kishte krijuar lidhje shumë të afërta edhe me Selinë e Shenjtë, duke dëshmuar se shqiptarët, si pasardhës  ilirëve që kontaktet me krishterimin i kishin pasur para romakëve, jo vetëm për atë thënien e Shën Palit në letrën drejtuar korintasve, as vetëm për shën Jeronimin, as vetëm për shën Astin e Durrësit dhe për shumë të tjerë, por edhe për gjithë atë traditë të krishtere pararomake, të kohës romake, por edhe pas ndarjes së Perandorisë Romake në atë të Perëndimit dhe të Lindjes.

Pas luftës në Kosovë, janë shaqur shumë shoqata bëmirëse islame që nuk dihej se a vinin nga Serbia, nga Greqia apo nga Maqedonia, por që përhapnin mesazhe të ndryshme nga katër shkollat e pranuara juridike islame. Këta, parapërgatitën gjendjen për të depërtuar edhe forma radikale të islamit që rekrutonin shqiptarë për vatra të ndryshme të luftave në emër të islamit.

Kjo çështje, me kohë u bë pjesë e debatit edhe të njerëzve jokopetentë, të paguar nga agjentura kundërshqiptare dhe nga shoqëri sekrete, të cilët kishin dhe kanë për detyrë që të hiperbolizonin çështjen e përfshirjes së shqiptarëve në ISIS, në Al-Nusra etj., dhe të futin përçarje ndërfetare. Në këtë mënyrë dy synohet jo vetëm që të bëhej radikalizimi i shqiptarëve, por edhe të nxitej urrejta ndërfetare.

Krahas kësaj, radiklaizmi fetar u bë edhe element substancial politik, jo vetëm nëpërmjet Partisë së Drejtësisë, Partisë “Fjala”, apo Lëvizjes për Drejtësi, por edhe nëpërmjet partive të tjera, kryesisht VV, e cila mbi këtë arriti që të bënte për vete shqiptarët e besimit slam dhe arriti të marrë Prishtinën. Kjo, po ashtu, është refeltkuar edhe në zgjedhjet e 11 qershorit, kohë kur VV nuk e fshehu fare koketimin me qarqe fetare islame në Kosovë.

Kjo është shumë e rrezikshme për faktin se feja, apo instrumentalizimi i saj politik po bëhet mjet për të manipuluar opinionin dhe për të forcuar mobilizimin politik mbi bazë fetare për arritjen e qëllimeve politike.

Kjo lëvizje tashmë nuk e ka problem të kandidojë për kryetar komune edhe njerëz që shfaqin hapur ndjenja kundërhebraike, që bën thirrje për të zhdukur Izraelin.

Kjo është e rrezikshme jo vetëm për përcaktimin e shtetit hebraik ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve, por edhe është si një fazë e re në rritjen e ekstremizmit fetar, e cila tashmë do ta shpallë Izraelin shtet armik, kurse hebrenjtë – popull armik.

Pas diskursit të qartë kundërperëndimor dhe kundëramerikan, me këtë sekta okulte e Albinit po përcjell mesazhe të qarta kundërhebraike, duke e dëshmuar kështu veten si një instrument i rrezikshëm në duart e qarqeve pansllaviste.

Dhe kjo është në sinkronizim të plotë me forcimin e fushatës ruse në Ballkan për të shtrirë dhe forcuar ndikimin e saj dhe për të rrënuar gjithë atë që shqiptarët kanë arritur gjatë 27 viteve të fundit.

Edhe pse shteti dhe kombi hebraik kanë theksuar gjatë dekadave ndihmesën që shqiptarët kanë dhënë për të ruajtur dhe mbrojtur hebrenjtë e Ballkanit dhe të Evropës, dhe kanë theksuar vazhdimsht faktin se shqiptarët janë i vetmi popull, që jo vetëm nuk kanë masakruar hebrenj, por edhe janë kujdesur për ta, megjithatë, shfaqja e elementeve kundërhebraike nuk do të duhej të ishte lajm i mirë për shqiparët, të cilët edhe në aspektin socio-historik, edhe në atë kulturologjik, edhe në atë qytetërues, edhe në atë gjeopolitik e gjeostrategjik, nuk kanë asnjë arsye për të qenë kundërhebraik.

Lidhjet e shqiptarëve me hebrenjtë janë të hershme dhe jo vetëm nëpërmjet apostujve Pal dhe Pjetër, për edhe për faktin se familjet e para të vendosura në hapësirën ilire kanë qenë familjet hebraike të vendosura ndërmjet shekujve 2 dhe 3 të erës sonë, në Stubi, një qytet i lashtë në hapësirën e sotme në Maqedoni, duke vënë lidhjet me ilirët, e që gjatë shekujve do të vijnë duke u forcuar.

Edhe pse kjo çështje është shumë e gjerë dhe më shumëdimensionale, dhe si e tillë kalon kufijtë e një shkrimi të kësaj natyre, megjithatë, mund të thuhet se sikurse ekstremizmi fetar islamik i gjertanishëm, edhe shfaqja e elementeve kundërhebraikë, janë pjesë e strategjisve kundërshqiptare të qarqeve pansllaviste dhe të aleatëve të tyre për të çorientuar shqiptarët, për t’i futur në një kurth të rrezikshëm që do të dëmtonte shumë rëndë jo vetëm Kosovën, por çështjen shqiptare në tërësi.

Në kushtet e rritjes së ekstremizmit fetar në botë, thellimi i shqiptarëve në këtë ekstremizëm, do të ishte shumë i rrezikshëm, sepse përfundimisht do t’i fuste në grupin e popujve që përkrahin dhe ushtrojnë ekstremizmin dhe format e dhunshme të tij.

Në aspektin rajonal, kjo çka po bën sekta okulte e Albinit është vazhdimësi e asaj që deri më tash është bërë në Maqedoni, ku ekstremizmi fetar është bërë pjesë substanciale e partive politike shqiptare atje, duke arritur deri në atë nivel sa të bëhen edhe demonstrata me flamurin e gjelbërt në ball të tyre, kurse shumë kandidatë partish të përdorin fenë për të fituar vota.

Rezultati i gjertanishëm i gjithë kësaj, është edhe fakti se shqiptarët me shumicë po votojnë parti sllavomaqedonase e jo shqiptare.