Erërat e forta rrëzojnë një vinç mbi një veturë në Elez Han

21.04.2018 17:22:34

Erërat e forta që ndodhën gjatë ditës së premte kanë rrëzuar një vinç të madh mbi një veturë.

Ngjarja ka ndodhur në Elez Han, ku dhe janë duke u zhvilluar punimet për urat nga Bechtel Enka.

Ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar.

Sipas fotografisë, dërguar nga lexuesit, shihet gjendja e veturës së shkatërruat plotësisht dhe vinçit që ka rënë mbi të.

Telegrafi ka tentuar të marrë autoritetet përkatëse, por nuk ka mundur të marrë përgjigje lidhur me rastin.