Erion Veliaj përgatit 15 vjet vjedhje me beton

11.10.2016 11:52:25

Projekti “Tirana 2030” i Erion Veliajt është një mashtrim publik që njeriu i Edi Ramës u bën kryeqytetasve. Pasi i shprehu dashurinë barit jeshil dhe luftë ndërtimeve të larta, dje Erion Veliaj i gëlltiti të gjitha dhe nën shembullin e shefit të tij, që tha “plehrat janë grurë” shpalli se “kullat janë gjelbërim”. Planifikimi për 15 vjet vjedhje në beton e kulla është vazhdim i formulës së Edvinit “një pallat – një votë”, por vjedhjet e ardhshme elektorale, nëpërmjet projektit masiv të betonit, do ta bëjnë kryeqytetin të pajetueshëm

Erjon Veliaj ka prezantuar projektin e betonizimit për Bashkinë e Tiranës. Tashmë me ardhjen e rilindjes, pritet të marrë hodh dhe arkitektura “ frymë marrëse” pasi kryeqyteti ynë do të gëzojë kulla disa katëshe. Në një Tiranë ku plani urbanistik ka marrë fund që në kohën e kryebashkiakut “shumëngjyrësh” Edi Ramës, tradita e ndërtesave shëmtarake duket se do të vazhdojë bindshëm . Veliaj, ka prezantuar me dinakëri projektin e ri të betonizues. Ai ka thënë se në Tiranë, çdo Kullë do të rilindë sipas Panit të Përgjithshëm Vendor. Llogaritë që Veliaj ka paraqitur, kanë qenë tepër naive, sipas tij godinat disa katëshe do i japin mundësi qytetarëve të gëzojnë hapësirën e gjelbër që kursehet nga toka. “Ka shumë njerëz që thonë “Unë i urrej kullat”, po mirë t’ju bëj një pyetje. Nëse ne kemi një hapësirë 500 metra katrorë, është më mirë që dikush ta zërë të gjithë këtë 500 metra katrorë, në pronën e vet private, me të drejtën për ta zhvilluar, me dy kate. Pra 1 mijë metra katrorë t’i zhvillojë në këtë 500 metërsh, apo mos është më inteligjente që të përdori vetëm 100 metra katrorë, ta bëjë 10 katësh, sepse ajër kemi, tokë nuk kemi dhe të gjithë hapësirën tjetër t’ia lërë publikut? Pra a ia vlen t’i fusim marzhin e histerisë këtyre diskutimeve? Apo ndoshta duhet të mendojmë çfarë kemi të kufizuar, ajër apo tokë? Tokën e kemi të kufizuar!” u shpreh Veliaj. Pra kullat 10 katëshe në Tiranë, sipas Veliajt do të ndërtohen për të kursyer sa më shumë gjelbërim dhe tokë publike. Veliaj gabon qëllimisht kur llogarit cilësinë e mjedisit në raport me katet e kullave në Tiranë. Sipas tij, sa më e lartë të jetë kulla aq më shumë banorë do strehohen aty, aq më shumë tokë do kursehet dhe për pasojë do të ketë më shumë gjelbërim. Erion Veliaj është një kopje e Edi Ramës, ai po e rifillon punën aty ku e la Rama më 2011, kthyerjen e Tiranës në një bunker betoni. Kujtojmë se plani i Edvinit si kryebashkiak ishte tharja e liqenit dhe ndërtimi i atyshëm i një kompleksi pallatesh. Planin e tij e përmbushi më së miri Veliaj duke i kafshuar me mijëra hektarë nën pretekstin e lojërave për fëmijët. I vetmi park lojërash që u ndërtua ishte loja me dinjitetin e vendit dhe të qytetarit shqiptar. Përpos një lojë me dinjitetin, ishte një lojë edhe me jetët e shqiptarëve, ku me betonin 11-vjeçar të Edi Ramës janë shtuar sëmundjet tek fëmijët dhe tek qytetarët kryeqytetas. Kësisoj, Mortja Veliaj po e shndërron Tiranën në kryeqytetin e vdekjes. Edhe ditën e djeshme, Veliaj i harroi premtimet për ndalimin e betonit në Tiranë, teksa përmes artit të fjalëve u përpoq të shfaqej para qytetarëve si supermani i qytetit. Kreu i Bashkisë, me pak njohuri inxhinierike mjedisore ka harruar se në çdo qytet, cilësia e jetës së banorëve matet me dendësinë, pra raporti që ka një banorë me hapësirën e gjelbër. 500 metra hapësirë publike mund të mjaftojnë për t’i siguruar banorëve të një pallati dy katësh një hapësirë të kënaqshme publike. Por po këto 500 metra nuk mjaftojnë dhe do të ishin shumë pak për dhjetëra familjet që jetojnë në një kullë 10 katëshe. Deklarata e Veliajt, tregon se sa ngritja e kullave tashmë është bërë fakt. Pamja e parë që kryeqyteti i Shqipërisë të ofron janë pallatet e shëmtuar disa kateshë, të ngritur jashtë çdo rregulli, sepse ndërtuesit rilindës nuk kanë respektuar asnjë infrastrukturë ndërtimore. Ndërtesa të pafundme, pemë të rralla dhe parqe artificialë, këtë është duke siguruar Erjon Veliaj. Mungesa e hapësirave të gjelbërta në kryeqytet bën që ndotja e ajrit të jetë në shifra alarmante, e për pasojë popullsia në Tiranë fatkeqësisht gëzon sëmundje të pashërueshme. Në kohë fushate Lali Eri, premtoi shtim të gjelbërimit, por ai kurrë nuk zuri në gojë ndërtesa apo kulla të shumëkatëshe që pritet të marrin hov me Planin e ri urbanistik.