EULEX nuk interesohet për raste të reja

21.08.2016 20:20:41

EULEX nuk është i interesuar që të merret me hetimin dhe gjykimin  e rasteve të reja.

Që nga 29 qershori kur ky mision ka marr mandatin e ri për të vazhduar punën, nuk e ka bërë asnjë kërkesë që të merret me raste të reja.

Në këtë mision nuk ofrojnë informata e të dhëna rreth kësaj çështje, por vetëm  i referohen marrëveshjes mes palës kosovare dhe zyrtarëve të BE-së.