Fadil Kajtazi: “Me të shara nuk ka pjellë askush”

01.10.2017 12:19:26

Nga Fadil Kajrazi

Është e vërtetë se gjuha që përdor në vazhdimësi në jetën publike gazetari deputet Milaim Zeka është denigruese; përplot fyerje dhe banalitet. Kjo gjuhë nuk përkon me traditat e komunikimit publik të kombit tonë, e as me kodin kulturorë të botës së moderuar të shekullit XXI. Me gjithë atë, në Kosovë ekzistojnë ligje që e rregullojnë këtë materie, dhe ende askush, të paktën nga ata që i kanë votuar këto ligje (deputetët) dhe ata që e përcjellin lirinë e shprehjes (gazetarët dhe shoqëria civile) nuk ka bërë edhe vetëm një padi në rrugë institucionale ndaj Milaim Zekës për fyerje. Dhe nga sa kam lexuar dhe mbaj në mend, nga fyerjet askush nuk ka pësuar lëndim fizik apo vdekje. Tradita jonë popullore zënkat në mes të njerëzve për fyerje i ka rregulluar thjeshtë, me një thënie; “nga sharja as kush nuk ka pjellë”
Në anën tjetër Vetëvendosje, para themelimit si lëvizje dhe tani si parti politike kultivon përdorimin e dhunës si mjet për arritjen e qëllimeve politike që është e ndaluar me ligj. Dhe dëshmitarë jemi të gjithë, që nga viti 2007 kur mësyu djegien e institucioneve të Kosovës që ishin në formim e sipë; pastaj djegien a automjeteve të misioneve ndërkombëtare që ndihmonin krijimin e shtetësisë së Kosovës; sulmi ndaj ambasadores së SHBA-ve Meri Jakobson; sulmi i Dardan Molliqajt ndaj një qytetari në qendër të Prishtinës; tentimi për t,i vënë zjarrin ndërtesave qeveritare; djegia e pronës private të personave publik; sulmi ndaj eskortës se Kryeministrit të Kosovës me mjete nga arsenali i shërbimeve sekrete; sulmi ndaj shtëpisë private të Kryeministrit të Kosovës; sulmi me molotov ndaj Policisë së Kosovës; sulmi me bombë ndaj RTK, sulmi me bombë në shtëpinë e kryeredaktorit të RTK; sulmi me raketë kundër blinduese ndaj Kuvendit të Kosovës.
Por kulmi i përdorimit të dhunës për qëllime politike nga Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, është përdorimi i armëve kimike në Kuvendin e Kosovës.
Policia është e autorizuar me ligj që ë përdorë gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmave, por kjo e drejtë vlen vetëm në hapësira të hapura. Gjithashtu policia ka autorizim të përdorimit të gazit lotsjellës edhe në hapësira të mbyllura, por vetëm nëse nga ajo hapësirë ka rezistencë të armatosur. Edhe në këto kushte, ekziston një rregull; pasi me zë bëhet ftesë për dorëzim dhe pasi hidhet gazi lihet një shteg i daljes.
Kurse flagrant ka qenë përdorimi i armëve kimikë në Kuvendin e Kosovës. Sidomos rasti kur deputeti i VV Rexhep Selimi e hapë dhunshëm një dert të një korridori në Kuvendin e Kosovës dhe deputetja Donika Kada, hedhë gazin lotsjellës brenda, pastaj që të dy e mbaj derën mbyllur për mos t’i lënë deputetët të dalin jashtë. Ky akt është rasë i pastër i tentim vrasjes të cilin drejtësia e jonë e lodhur nuk po arrin ta artikuloj, pasi gazi lotsjellës sipas ligjit konsiderohet armë, dhe përdorimi i tij në hapësira të mbyllura dhe pengimi për të dal jashtë të deputetëve është tentim vrasje e pastër.
Dhe gjatë gjithë kësaj kohe po shikoj mjerimin qytetarë duke komentuar në rreje sociale të cilët ju kanë vërsul Milaim Zekës nga sharjet e të cilit nuk kam dëgjuar se dikush “pjell” dhe nuk po e gjykojnë kultivimin e përdorimit të dhunës nga Vetëvendosje si mjet për arritjen e qëllimeve politike.
Literatura dhe ligjet ndërkombëtare përdorimin e dhunës duke sulmuar me armë objektiva legale, persona fizik dhe juridik, me qëllim fiksimi, eliminimi fizik, e definojnë si terrorizëm, dhe populli fejsbuk Kosova le ta vlerësoj se kush është më i rrezikshëm për të sharjet e Milaimit apo aktiviteti agresiv i Vetëvendosjes.