FBI në kërkim rreth lidhjeve të Trumpit me Rusinë

01.11.2016 17:48:06

Krerët e FBI-së kanë hetuar mundësinë e ekzistencës së lidhjeve në mes të Donald Trump dhe Rusisë, dhe se deri më tani nuk është arritur të gjendet diçka në këtë drejtim, raporton “New York Times”.

FBI është përpjekur të gjej prova për të treguar se autoritetet ruse janë duke ndikuar në fushatën presidenciale amerikane që nga fillimi i vitit.

Agjentët janë lejuar të hetojnë nëse ka ndonjë lidhje financiare midis kandidatit republikan për president amerikan dhe zyrtarëve rus, transmeton lajmi.net.

Siç u tha, FBI edhe hetuar nëse ka ndonjë e-mail sekrete me të cilën komunikojnë organizata amerikane dhe ruse.

Megjithatë, FBI ende nuk mund të zbuloj lidhjet e Trumpit me zyrtarët rusë.

“Nuk ka asnjë dëshmi që Trump apo bashkëpunëtorët e ij kanë lidhje të drejtpërdrejtë me Rusinë”, shkruan “New York Times”

Duke shpjeguar se pse Rusia ka interes të ndërhy në zgjedhjet amerikane, një nga zyrtarët tha se “kjo nuk ka të bëjë në lidhje me zgjedhjet, por me kërcënim të demokracinë.”

Megjithatë, hetimi i FBI do të vazhdoj.

Zyrtarët e FBI-së kanë cituar më parë se “forcat e huaja po përpiqen të minojnë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara.”

Rusia deri më tani ka mohuar çdo lidhje me Trump.

“Asnjë nga figurat e Rusisë nuk mbështetin asnjë kandidat në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara ato vetëm janë të krijuara nga media”, tha presidenti rus Vladimir Putin.